Site icon Telegrafi

Shtëpinë prej 13 metrave katrorë e shndërrojnë në një objekt në të cilin të gjithë do të dëshironin të jetojnë (Video)

Dyshja e dizajnerëve danezë nga studio Studiomama” kanë blerë një shtëpi njëkatëshe në pjesën veriore të Londrës, por ajo çfarë e bën specifike është fakti se i ka vetëm 13 metra katrorë.

Mobilet janë multifunksionale, kurse muret shumëngjyrëshe i japin një ambient freskues për ata që do të jetojnë në të, transmeton Telegrafi.

“Një hapësirë kaq e vogël duhet dizajnuar sikurse një anije. Të gjitha gjërat duhet të bëhen sipas porosisë. Në mungesë të hapësirës për dollapë, kemi menduar mënyra alternative”, ka deklaruar arkitektja Tolsutrupova.

Videoja e postuar më poshtë tregon transformimin e paparë të një objekti të vogël, të cilin e shndërrojnë në një hapësirë mjaft të dëshirueshme për të jetuar/ /Telegrafi/

 

 

 

 

 

Exit mobile version