Kështu ne e imagjinojmë shtëpinë nga ëndrrat, por besojmë që edhe ju do të jeni të ngazëllyer me këtë shtëpizë përrallore në zemër të natyrës!

Sarabeth Levine dhe bashkëshorti i saj Bill, dëshironin një shtëpi mu në zemër të natyrës në mënyrë që gjatë vikendeve të iknin nga zhurma e qytetit dhe të kënaqeshin në magjitë e natyrës dhe shtëpisë së ngrohtë.


Që në vitin 2010 çifti ka blerë shtëpinë në afërsi të Nju-Jorkut në një vend shumë të bukur, mirëpo shtëpiza duhej të rinovohej.

Çifti dëshironte shtëpi të thjeshtë, por të bukur për t’u kënaqur, transmeton Telegrafi.

1478037959609Levine Residence Watermill 75

Lokacioni u përshtatej, si edhe pozita e pishinës dhe bodrumi, andaj rinovimi i bërë në themelet tashmë të vendosura, përveç që një pjesë e shtëpisë është zgjeruar.

Pas planifikimit me kujdes, disenjatorët nga shtëpia në natyrë krijuan shtëpi moderne pushimi, me kombinimin e materialeve dhe detajeve cilësore.

Shikoni se si grupi amerikan i arkitektëve "CSS Architecture" nga një shtëpi mesatare ka bërë shtëpinë për të cilën çdo familje ëndërron!

2 219

3 160

5 95

4 121

6 73

7 64

8 53

/Telegrafi/