LAJMI I FUNDIT:

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë persona janë vrarë dhe 35 janë plagosur në një sulm ajror në Belgorod të Rusisë, në kufi me Ukrainën.

Guvernatori rajonal, Vyacheslav Gladkov, tha se sulmi u krye me dronë nga forcat ukrainase.

Gladkov theksoi se edhe shumë lokacione tjera në Belgorod kanë qenë nën sulm 24 orët e fundit.


Siç raportohet, rajoni i Belgorodit shpesh është shënjestruar nga forcat ukrainase që nga fillimi i pushtimit të plotë rus në Ukrainë në vitin 2022, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Sulmi më vdekjeprurës ka ndodhur në dhjetor, kur dronët dhe raketat ukrainase lanë të vdekur 25 rusë dhe plagosën 100 të tjerë.

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Lexo po ashtu Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Ndërkohë, Rusia ka vazhduar të synojë infrastrukturën energjetike të Ukrainës duke lënë më shumë se 400 mijë njerëz pa energji elektrike.

Ndryshe, sipas Institutit për Studimin e Luftës (ISW) me bazë në SHBA, Rusia po grumbullon trupa në rajonet e Belgorodit, Kurskit dhe Bryanskit, në përgatitje për një operacion sulmues kundër verilindjes së Ukrainës dhe Kharkivit.

Se Rusia prej kohësh po përgatitet të nisë një sulm në Kharkiv kanë paralajmëruar prej kohësh edhe zyrtarët ukrainas.

Por, me anë të ndihmave ushtarake të aleatëve të saj, Ukraina po avancon gjithnjë e më shumë në vijën e frontit dhe thuhet se do të ketë aftësi të nisë një kundërofensivë ndaj rusëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Botë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Botë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Botë
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori