Është zhvilluar sot ceremonia e dhënies së gradave ushtarake kolonel për shtatë sportistët elitar të Shqipërisë dhe Kosovës, ku të pranishëm kanë qenë Kryeministri Edi Rama, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe drejtues të lartë të ushtrisë.
Në fjalën e tij në ceremoninë e gradimit ushtarak të kampionëve olimpikë, botërorë e evropianë, të cilët prej sot do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Rama u shpreh se pagat e ushtarëve do të jenë të njëjta me pagën mesatare të ushtarëve të NATO-së.
Ai tha se pagat e Forcave të Armatosura janë rritur dhe do të vazhdojnë të rriten në vitet e ardhshme.
“Vijmë sot këtu për të kurorëzuar një përpjekje që ka filluar prej kohësh, duke u dhënë dorën sportistëve tanë më të mirë dhe duke u bërë të mundur atyre që të ndihen ngrohtë në vendin e tyre. I kemi rritur pagat e Forcave të Armatosura dhe do të vazhdojmë t’i rritim. Ushtarakët tanë do të paguhen me mesataren e lartë të NATO-së dhe kjo do të ndodh jo pas 10 vitesh por në pak vitet në vijim”, tha ai.
Ndërkohë, kryeministri Rama pranoi se sportistët shqiptarë janë larguar edhe për një palestër që ka munguar. Ai theksoi se ka hequr nga supet një barrë të trashëguar nga qeveritë shqiptare.
“Sot, unë jam i lehtësuar që kam hequr këtë barrë nga kurrizi, që e kishim trashëguar nga e shkuara. Nuk e ulim kokën nga turpi për keqtrajtimin dhe harresën ndaj tyre. Na ka ndodhur në të shkuarën që djem të përkushtuar kanë ngritur flamuj të tjerë, sepse shteti nuk i jepte mundësi për të ngritur flamurin tonë kombëtar. E bënë këtë për një palestër, për një trajtim ushqimor dinjitoz, për një trajner të motivuar, për përfaqësim. Në pamundësi për këto, përfaqësuan forcën e talentit dhe pasionit të tyre. Kjo është një histori turpi e shtetit shqiptar që i përket së shkuarës”, tha Rama.
Në anën tjetër, Ministri Peleshi u shpreh se nga sot elita e sportistëve shqiptarë pjesë e Forcave të Armatosura, përfitojnë pagën e kolonelit deri në daljen në pension.
Në ceremoninë e posaçme të gradimit, parakaluan në tapetin e kuq: Luiza Gega e cila fitoi vendin e parë në kampionatin e Atletikës në Mynih, Gjermani gusht 2022, Briken Calja i cili mori vendin e parë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes në Uzbekistan dhjetor 2021,
Erkand Qerimaj i cili mori vendin e parë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Tiranë maj 2022, Alban Beqiri i cili zuri vendin e parë në Kampionatin Ballkanik të Boksit në Beograd, nëntor 2022.
Po ashtu, trajnerja e xhudos Majlinda Kelmendi dhe xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova edhe zyrtarisht tashmë me gradën kolonel janë pjesë e Ushtrisë Shqiptare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës