Cilindo fustan që do ta zgjidhni nga kjo listë, nuk do të gaboni! 1. Fustani afarist

Edhe pse në vendin tuaj të punës mbase nuk ekziston kodi i caktuar i veshjes, gjeni një fustan të thjeshtë dhe me prerje strikte, të cilin do të mund ta vishni kur shkoni në intervista apo në takime të rëndësishme afariste. Modelet e këtilla kombinohen me xhaketë, detaje mode dhe me stoli.


07bcd8c1fb23160b21544d65ff64fce6

2. Fustani i gjatë

Është perfekt për ditët kur mbase nuk keni dëshirë të vishni pantallona. Fustanin mund ta vishni në çdo rast, u përshtatet sezoneve dhe është shumë i rehatshëm, andaj është i përshtatshëm edhe për udhëtime.

3. Fustani ditor

Një model i këtillë gjithsesi do të duhej ta kini në gardërobën tuaj për rastet kur ju duhet diçka më shumë se xhinset dhe fanellat e zakonshme. Për çdo rast, është alternativë e shkëlqyeshme për kombinimet tuaja të zakonshme ditore.

51wIefK6nIL. AC UF10001000 QL80

4. Fustani formal

Është modeli të cilin e vishni në të gjitha rastet solemne – nga kurorëzimet deri te takimet e mbrëmjeve formale. Le të jetë i gjatë, apo bën edhe deri te gjunjët. Zgjidhni ngjyrën dhe modelin i cili i shkon më së miri tenit tuaj dhe formës së trupit, të cilin çdo herë mund ta vishni sërish me aksesorë të ndryshëm.

71E18973 4243 40F6 AC4A 5489D668B64F

5. Fustani veror

Duhet të keni gjithsesi një fustan të preferuar të cilin do ta vishni gjatë gjithë verës. Le t’i theksojë të gjitha atributet tuaja më të mira. Zgjidhni modelin e rehatshëm nga materiali natyral, të cilin mund ta vishni me këpucë të rrafshëta apo edhe me taka të larta.

best summer outfits

6. Fustani koktej

Ky model gjendet midis fustanit ditor dhe atij formal. Mund ta vishni kur shkoni në ngjarje siç janë ato të shoqërisë për relaksim apo për takime të mbrëmjeve. Mos zgjidhni modelet të cilat janë në trend, por ato klasike, me prerje të thjeshta dhe ngjyra neutrale.

7. Fustani i shkurtë ngjyrë të zezë

Ky model nuk duhet posaçërisht të prezantohet. Fustani shkurtë me ngjyrë të zezë apo “LBD” bën pjesë në kategorinë e klasikes së modës dhe është i përshtatshëm për çdo rast.

Fashion Jackson Wearing Black Aline Short Sleeve Shirt Dress Beige

/Telegrafi/