LAJMI I FUNDIT:

Shqyrtohet mundësia e marrjes së koncesionit të ”Tashma 2011” për akumulacionin Glloboçica në Strugë

Shqyrtohet mundësia e marrjes së koncesionit të ”Tashma 2011” për akumulacionin Glloboçica në Strugë

Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave njofton se ekziston mundësia që Shoqatës së peshkimit sportiv ”Tashma 2011” nga Struga t’i merret koncesioni nëse nuk bën shtimin e fondit të peshqëve në akumulacionin Glloboçica, simas Marrëveshjes dhe afateve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria bën të ditur se koncesioni është dhënë në shator të vitit 2014, por gjatë kontrollit në vitin 2016, është konstatuar se shoqata nuk i ka plotësuar obligimet, duke shtuar fondin e peshqëve me vetëm 100 kilogram troftë.

”Tashma 2011” ka kërkuar nga Ministria që t’i shtyhet afati për shtimin e fondit të peshqëve, duke u ankuar në motin e ligë dhe kushtet dimërore, që sipas tyre, kanë penguar në blerjen e sasisë së duhur të krapit dhe troftës për të shtuar fondin e peshqëve në akumulacionin Glloboçica.


Ministria bën të ditur se do të veprojë sipas dispozitave ligjore pas kalimit të afatit të dhënë që shoqata në fjalë të plotësojë obligimet që i ka sipas Marrëveshjes për koncesionim./Telegrafi/