Heidi Benneckenstein është një grua rreth të njëzetepestave, nënë e re e një fëmije dhe në pamje të parë, grua mesatare gjermane që nuk e veçon ndonjë gjë nga të tjerat. Por, Heidi ka një histori mbrapa vetes e cila e bën shumë të veçantë atë.
Është lindur dhe rritur në një familje që jeton sipas rregullave strikte naziste dhe ajo është mësuar që nga femijëria e hershme të jetojë duke adhuruar personalitete nga e kaluara naziste e Gjermanisë, citon albinfo.ch mediet gjermane.
Mirëpo në kohën e adoleshencës, vajza bjonde fillon t’i bëjë vetes pyetje dhe të sjellë në dyshim “të vërtetet” e pakundërshtueshme që ia kishte injektuar babai që nga foshnjëria. Ndërkaq është interesante se për hapin vendimtar drejt daljes së Heidit nga llumi i nazizmit meritat i takojnë një shqiptari të ri nga Kosova.
Për këtë, Heidi shkruan në librin e saj “Ein deutsches Mädchen- Mein Leben in eine neonazistische Familie” (Një vajzë gjermane- jeta ime në një familje neonaziste).
“Ein deutsches Mädchen- Mein Leben in eine neonazistische Familie” (Një vajzë gjermane- jeta ime në një familje neonaziste).
Ky libër është publikuar pak kohë më parë, dhe mediet gjermane i kanë dhënë mjaft hapësirë.
Magazina e madhe gjermane “Focus” pa publikuar një fragment nga libri, dhe pikërisht fragmentin ku Heidi përshkruan momentin e kthesës së madhe të saj, kthesë për të cilën ajo i detyrohet shqiptarit 17 vjeçar anonim.
Si prolog, ajo tregon me hollësi se si ishte duke udhëtuar në tren kur një grup gjermanësh të moshës së mesme fillojnë ta ngacmojnë, duke e ftuar të ulej te ta. Heidi atëbotë kishte 16 vjet. Ajo përpiqet t`i injorojë duke mos u dhënë shkas për afrim të mëtejshëm.
Mirëpo ata nuk zmbrapsen dhe kështu gjendja në mes të heshtjes së saj dhe zhurmës së burrave që ngapak edhe kishin pirë, fillon të tendoset keq. Pastaj, ndërkohë që 16 vjeçja merakoset se si do t`ia dalë me burrat që s po e linin rehat, ajo ndjen dikë ta prekte nga mbrapa në shpatulla.
“U ktheva pas dhe pash një djalë 17 deri 18 vjeç. `Eja`, më tha duke bërë me shenjë drejt ulëseve, dy rreshta më tutje, ku ishte ulur edhe një djalë i vogël. `Eja ulu me ne, këtu je e sigurt?. “Njëherë u tmerova pastaj isha e hutuar. Çfarë duhej të bëja? E shikova në sy djaloshin. Në sytë që i kishte të errët dhe shkëlqenin duke të falur besim. U ngrita dhe shkova të ulem te ata. `Kështu është më mirë`, thoshte ai dhe buzëqeshte.
Për fat të keq nuk më kujtohet më emri i tij. Unë e di vetëm atë se ai ishte shqiptar i Kosovës, i lindur në Gjermani, një migrant i brezit të dytë. Dhe, po, pikërisht nga Kosova. Djemtë kosovarë unë me kohë i kisha fshirë nga regjistri dhe i kisha vendosur fare poshtë në sirtarin tim intern të sistemit për vlerësimin e njerëzve. Ata për mua kishin këtë etiketë: `Tipat nga Kosova janë agresivë e kriminelë dhe vetëm nëse je me shumë fat, atyre mund t`u ndodh të mos kenë thikë me vete`.
Ndërsa tash shih ti: Ai, shqiptari nga Kosova dëshmoi guxim dhe veproi me shkathtësi e kthjelltësi. Veç kësaj ai mu imponua me mënyrën se si sillej me kaq dashuri ndaj vëllait të vet të vogël. Para kamaradëve të mi (neonazistë) këtë nuk do ta pranoja kurrë, por në prani të tij unë e ndjeva veten të sigurt”, shkruan autorja Heidi Benneckenstein në librin e saj “Një vajzë gjermane”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Kasami: Tetova është më e pastër, qytetarët të paguajnë faturat për mbeturinat

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët