Obsesioni për të krijuar një raport dashurie me një studente, rezidente në Qytetin Studenti, ka çuar deri në kufijtë e kryerjes së një vepre penale një 25-vjeçar në Tiranë. Ai ka këmbëngulur ta takonte studenten, duke i shkuar te dera e konviktit apo e shkollës së saj.
I riu A. J. është kallëzuar për “përndjekje” nga vajza që donte medoemos të takonte. Pak ditë më parë, ai u shpall fajtor nga Gjykata e Tiranës dhe u dënua me gjashtë muaj heqje lirie.
Referuar kallëzimit të studentes, në dhjetor të vitit të kaluar, ajo është kontaktuar në telefon nga i pandehuri, i cili i është prezantuar si “A. J., komshi i saj, se kërkon që të lidhet seriozisht me të… Pasi ka folur me xhaxhain e saj dhe ai i ka thënë se familja është dakord”. Kallëzuesja i ka shprehur nëpërmjet telefonit që “nuk dua t’ia di me kë ke folur, përgjigjja ime është jo” dhe i ka mbyllur telefonin. Pas kësaj i pandehuri ka vijuar veprimet e tij duke shkuar te puna e motrës së kallëzueses dhe duke u prezantuar si “djali i xhaxhait të saj”.
Sipas gjykatës, mandej ai ka shkuar te godina e banimit të kallëzueses, ku i ka kërkuar recepsionistes që të njoftonte për takim kallëzuesen. Duke qenë se i pandehuri ka ngulmuar për të takuar kallëzuesen dhe ka tentuar të hyjë forcërisht në godinë, recepsionistja ka njoftuar policinë. Pasi kanë mbërritur shërbimet e policisë gjyqësore, e kanë shoqëruar të pandehurin dhe e kanë këshilluar që të mos bezdisë më vajzën as në shkollë, as në banesë, raporton Panorama.
Pas fillimit të pushimeve verore, kallëzuesja ka ndërruar numrin telefonik të saj, me qëllim që personi të mos e merrte dhe shqetësonte më. I pandehuri ka vazhduar t’i dërgojë SMS në numrin telefonik të ri të kallëzueses. Po ashtu ai i ka shkruar në adresën e saj në “Facebook” dhe kallëzuesja, e ndodhur në këto rrethana, i ka bërë “bllok”.
Disa ditë më pas, ai i ka shkuar përsëri te shkolla kallëzueses. Kallëzuesja ka dërguar dy shoqe të saj, të cilat i kanë kërkuar të largohet, ai ka këmbëngulur duke u thënë se kishte një mesazh për studenten. Në të tilla kushte, studentja ka lajmëruar motrën e saj dhe më pas ka depozituar kallëzim në Polici.
“Të gjitha veprimet e të pandehurit në trajtën e kryerjes së thirrjeve telefonike në numrat celularë të kallëzueses, komunikimeve në rrjetin social ‘Facebook’, kontakteve me familjarë të studentes dhe me rrethin shoqëror të saj, prezantimi në disa raste jo me emrin e tij të vërtetë, kanë pasur një natyrë të qartë ngacmuese, fyese dhe kanë krijuar te kallëzuesja një gjendje të rëndë ankthi e pasigurie”, arsyetonte gjykata.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Limaj flet për mundësinë e koalicionit me LVV-në: Me AAK-në jemi parti të ndara

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës

Limaj pa vija të kuqe për koalicione: Kush më fton në tavolinë, unë i përgjigjem

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij