LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët nuk besojnë se Maqedonia do të integrohet në BE

Shqiptarët nuk besojnë se Maqedonia do të integrohet në BE

Një e treta e qytetarëve vlerësojnë se Maqedonia asnjëherë nuk do të arrij drejt BE-së, përderisa 19% e tyre vlerësojnë se ajo do të ndodh për 6-10 vite. Këtë e tregon anketa e realizuar nga Komiteti i Helsinkut, Instituti për politika evropiane dhe Projekti ‘Rrjeti 23’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Imazhi i përgjithshëm është se pesimizmi pas kësaj pyetjeje është e një rëndësie të madhe tek qytetarët e moshës 50 vjeç e më lartë, ndërsa popullata më e re është më shumë optimiste pas pyetjes për hyrje të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Nga ana tjetër vërehet numër më i madh i qytetarëve nga komuniteti maqedonas (33%) në krahasim me qytetarët e komunitetit shqiptar (25%) të cilët vlerësojnë se Maqedonia asnjëherë nik do të integrohen drejt strukturave euro-atlantike. /Telegrafi/