Shenasi Rama
Ndër shqiptarët ka plasur një debat lidhur me marrëdhëniet ndërshqiptare. Edhe unë dje kisha një shkrim tek faqja e jonë, Bleta Shqiptare. Megjithatë sot ka sërish disa shkrime nga gazetarë të njohur apo politikanë, me editoriale pa emër apo me sulme personale.
Në Kosovë reagimet ishin të matura dhe kjo shihej si një mbireagim dhe i paarsyeshëm, në fakt.
Por, në Tiranë, ata që e nisën duke e quajtur largimin e Milot Rashicës si “tradhti” si Andi Bushati, u pasuan nga të tjerë si Armand Shkullaku që evidentuan çarjen e thellë, por edhe këta ua lanë vendin të tjerëve si Ben Andoni që folën për mediokritetin e shoqërisë shqiptare nën sundimin e parisë së Tiranës dhe inferioritetin e saj ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Sot me një shkrim interesant edhe Flutura Açka merrte anën duke përdorur përvojat e saj dhe duke treguar se në Kosovë kishte më shumë interes e shumë seriozitet për artin e kulturën shqipe se sa në Shqipëri.
Më fund, sot edhe Ben Blushi, me një shkrim liriko-romantik plot batuta te thukta por thellësisht politik edhe pse konceptualisht shumë të cekët, argumenton që arritjet e Kosovës janë për shkak të lirisë dhe përfundimi në të cilin del z. Blushi është se shqiptarët e Shqipërisë duhet t’i lenë ata që të bëjnë ç’të duan dhe t’i shijojnë vetë këto arritje.
Përgjigjet e ardhura nga Baton Haxhiu dhe shumë të tjerë, ndër ta edhe unë, mendoj se kanë qenë të balancuara dhe të matura.
Megjithatë, ia vlen që të vazhdohet ky debat sepse ferra e vogël, domethënë largimi i Milot Rashicës, Herolind Shalës dhe të tjerëve fsheh lepurin e madh, domethënë çështjen kombëtare shqiptare dhe gjendjen në të cilën ndodhet ajo.
Dhe kjo që po ndodh është pasojë direkte e proceseve politike dhe një simptomë e gjendjes së çështjes kombëtare shqiptare.
Mirëpo, për ta interpretuar si duhet nuk mjaftojnë interpretimet gazetareske, batutat, përjetimet individuale, por duhet një konceptim i qartë profesional i gjendjes së çështjes kombëtare shqiptare dhe është pikërisht kjo që mungon dhe që nuk gjendet në këto shkrime.
Përgjigja e shkurtër do të ishte që t’i drejtoja njerëzit tek dizertacioni im. Por, ka nevojë për një përgjigje më të gjatë dhe pjesë të saj gjenden në shkrimet e mia dhe të kolegëve të mi Grid Rroji e Valbona Karanxha në të cilat tash disa vite kemi argumentuar se qendra e kombit shqiptar ka lëvizur drejt Kosovës.
Dhe, kjo ka shumë rëndësi sepse shtet bëjnë edhe banditët si Talebani, por shtet-komb si sllovenët apo izraelitët bëjnë vetëm kombet. Me stilin e Ben Blushit duhet thënë shkurt e shqip kështu: “Shqiptarët e Kosovës janë kombëtaristë e ju jeni kozmopolitë, pa komb e pa shtet, pa njerëzillëk e pa moral. Sa kohë që kishim shtet në Shqipëri e ne në Kosovë ishin të pushtuar, ai shtet ishte shteti amë. Por, edhe të pushtuar në Kosovë ishim shumë kombëtaristë e të qytetëruar dhe e dëshëronim shtetin e kombit shqiptar. Ju e shkatërruat atë shtet dhe e bëtë mandat ndërkombëtar se nuk keni asnjë lloj ndjenjë kombëtare por keni Zot paranë, pasurimin, vesin e kurvërimin.
Ne e dimë se nuk kemi shtet me sovranitet, por nuk heqim dorë nga krijimi i shtet-kombit. Dhe ju, pjella të territ e të poshtërsisë keni ba një shtet që I ka shkatërruar shqiptarët me rrënjë.
Kultura e juaj është shterpë, urrejtja e juaj për kombin e shtetin shqiptar është e thellë, cinizmi I juaj e antishqiptarizmi I juaj është i njëjtë me shkijet, romët dhe anadollakët. por ne do të vazhdojmë në rrugën tonë.
Sepse, në Kosovë ka një bërthamë të kombit shqiptar e në Tiranë ka pakica që shtypin shqiptarët. E prandaj qendra e kombit ka lëvizur nga Tirana e shumë shpejt edhe ju, ose do të bëheni si ne, ose do të shkoni e t’iu bashkëngjiteni atyre që ju mbajnë në pushtet e të cilëve ju shërbeni.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Presidenti gjerman, Steinmeier: Kurrë nuk do ta kisha besuar se do të na duhej të mbronim Ukrainën nga SHBA

Zarf i Zi në e Big Brother VIP Albania: Të gjithë banorët t’i përgatisin valixhet

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Çfarë tregon gjuha e trupit gjatë takimit Trump-Zelensky?

Pas 'përplasjes' me Trumpin, Zelensky në një takim me kryeministrin britanik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk