Historianja shqiptare Elena Kocaqi në një intervistë në emisionin “ABC e Mëngjesit” foli sot për studimin për gjuhën shqipe.
Ajo tha se gjuha shqipe është mbi 6,000 vjeçare sipas një studimi të bërë nga 240 studiues ndërkombëtar.
“Studimi i bërë nga 240 studiues kanë arritur në përfundimin se gjuha shqipe është mbi 6,000 vjeçare. Gjithmonë kontributi shkencor i dikujt bazohet diku. Korifenjtë e gjuhësisë indo-evropiane e kanë pasur në fokus gjuhën shqipe, problematika është krijuar me krijimin e akademisë tonë të shkencave pas Luftës së Dytë Botërore që e kanë çuar në regres shkencën Albanologjike dhe arsyet për këtë nuk i di”, tha Kocaqi.
“Di që qëndrimi zyrtar i gjuhësisë dhe historiografisë shqiptare është në kundërshtim me gjuhësinë dhe shkencën ndërkombëtare që është shumë e përparuar. Tani këtu ka diçka që nuk shkon, ose nuk janë ato në rregull, ose këta tanët nuk janë në rregull. Por mund të them që gjuhësia perëndimore ecën me një metodikë të pranuar nga e gjithë bota shkencore sot dhe në këtë mënyrë prirem t’i besoj më shumë atyre se këtyre tek që u krijuan si një shkencë nacional-komuniste vetëm gjatë epokës komuniste,” shtoi historianja.
Ajo theksoi se këtë studim kanë synuar ta përgënjeshtronin dhe ta hidhnin poshtë, por nuk ia dolën.
Gjithashtu Kocaqi u ndal edhe tek shteti fqinj, Greqia, për të cilën tha se e ka shfrytëzuar historinë dhe manipuluar për përfitime politike.
“Fqinjë tanë Greqia e ka shfrytëzuar historinë, duke e manipuluar atë për përfitime politike. Nga pikëpamja gjeopolitike, historia dhe gjuha luan një rol themelor. Studimet në shek 19-të, për shqiptarët i bënë austriakët dhe gjermanët dhe shtetet që zhvatën territore shqiptare i zhvatën me pretendime historike të rreme. Duam apo jo, kjo luan shumë rol sepse sot para botës ke çfarë ofron”, shtoi Kocaqi.
“Një popull që ke një kulturë, një të shkuar historike, dhe disa vlera për të ndarë. Ne priremi të jemi skeptikë dhe sulmojmë, ndërsa bota pritet të jetë shkencore. ADN e shqiptarëve sot kategorizohet tek kategoria grek, bota ashtu e kategorizon. Nëse pellazgët nuk kanë lidhje me shqiptarët, përjashtohen komplet çamët, edhe epirotët. Emri çamë është që nga koha e pellazgëve. Me gjergjin jam dakord për faktin se ADN e Kosovës me AND e Peleponezit janë njësoj. Studimi i fundit i popullsisë së Greqisë rezulton se Greqia rezulton se popullsia e Greqisë nuk ka grekë, janë arvanitë-ortodoks. Çamët janë dëbuar sepse janë mysliman, spastrimi fetar i Greqisë është fetar, nuk është kombëtar sepse nuk ka komb në Greqi. Përse çamët ortodoksë janë atje? Sepse ishin ortodoks, Greqia nuk ka komb, ka një bashkim fetar. ADN shqiptare kategorizohet si nga më të vjetrat në Europë dhe e vërtetuar shkencërisht. Në nuk po diskutojmë që nuk kanë ardhur ushtri apo që nuk kanë kaluar të huaj në këto territore, unë po them që pjesa më e madhe e ADN shqiptare vjen nga prehistoria dhe kjo mund të jetë 80 % dhe kjo është një fitore shumë e madhe për ne si popull. Dhe kjo shihet edhe tek ruajtja e traditave e kulturën, gjuha, kanunin e shumë të tjera”, tha ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë