Shqipëria do të ndihmojë Kosovën në krizën energjetike që po kalon këto kohë.
Këtë e bëri me dije kryeministri Edi Rama gjatë ditës së sotme duke thënë se do t’i vijë në ndihmë familjeve në Kosovë që dy ditët e festave të mos mungojë energjia elektrike.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka komunikuar vendimin e marrë për të furnizuar Kosovën me energji më 31 dhjetor dhe 1 janar.
Sipas saj, Shqipëria do të furnizojë Kosovën me 7680 MWh për 31 dhjetorin 2021 dhe 1 janarin 2022 në formën e depozitës dhe pa efekt financiar.
Kjo sasi do i kthehet pas Shqipërisë në sezonin e verës gjatë periudhës nga qershori në shtator.
“Kryeministri Rama ka lënë porosi të veçantë gjatë ditës së sotme përsa i përket përballimit të krizës energjetike në Kosovë më 31 dhjetor dhe 1 janar. Kemi angazhuar të gjithë burimet njerëzore për të gjetur një zgjidhje dhe për të furnizuar Kosovën në këto ditë shumë të rëndësishme. Në total do të japim 7680 MWh që do të kthehen në formën e depozitimit, pra pa asnjë efekt financiar për Republikën e Kosovës duke kërkuar që t’i rikthehen Shqipërisë gjatë sezonit veror kur kushtet hidrike bëhen të vështira. Pra kjo depozitë që do të dorëzohet brenda këtij muaji do të kërkojmë të na kthehet gjatë stinës së verës, nga muaji qershor deri në shtator.
Sot ka qenë në parlament për një debat mbi energjinë. Kriza energjetike ka prekur të gjithë botën. Në ditët në vijim do të flasim më gjerë edhe për abonentët që janë të lidhur me rrjetin e tensionit të mesëm se i detyron të dalin në tregun e lirë por në kushte kaq të vështira, qeveria shqiptare po analizon dhe po merren masat e duhura dhe për këtë target grup.
Është detyrë e jona që t’i ofrojmë vëllezërve tanë që të kenë shërbim. Është me porosi të veçantë nga kryeministri. Do të ofrojmë shërbim të pandërprerë në çdo skaj të Shqipërisë”, tha Balluku.
Një ditë më parë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti reagoi për krizën energjetike që po përjeton vendi, duke propozuar dy zgjidhjet për këtë situatë, reduktimin ose shtrenjtimin e energjisë.
Kurti tha se vendi duhej të kishte menduar më parë për të mos mbërritur në këtë situatë, teksa thekson se faktorët që ndikuan në këtë krizë janë: Mungesa e vizionit për zhvillim socio-ekonomik të Kosovës, me planifikim të sektorit energjetik për furnizim të qëndrueshëm dhe çmime të përballueshme dhe korrupsioni qeveritar i bërë zakon, e që kulmoi me privatizimin e rrjetit të shpërndarjes dhe furnizimit për vetëm 26 milionë euro, raporton TCH/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë