Shqipëria ka parë rënien më të madhe të lindshmërisë në rang europian në dy dekadat e fundit, sipas një përllogaritje që publikoi së fundmi Eurostat.
Indeksi i fertilitetit (numri i lindjeve për një grua) nga 2.3 që ishte në vitin 2011, në fund të vitit 2015 ishte vetëm 1.67. Kjo është rënia më e lartë në të gjitha vendet e Europës, shumica e të cilave panë zhvillime pozitive ne lindshmëri.
Eurostat njoftoi se 5,103,165 foshnje kanë lindur në Bashkimin Europian me 2015, krahasuar me 5,062, 948 në vitin 2001.
Në mesin e shteteve anëtare, Franca vazhdoi të shënojë numrin më të madh të lindjeve (799,700 në vitin 2015), në Mbretërinë e Bashkuar lindën 776,700 foshnja, Gjermania me 737,600, Italia me 485,800, Spanja me 418,400 dhe Polonia 369,300.
Në Shqipëri numri i foshnjave të lindura me 2015 ishte 32,715, teksa në fillim në viteve 1990 ishin mbi 60 mijë lindje.
Mesatarisht në BE, gratë që kanë lindur fëmijën e tyre të parë në vitin 2015 ishin të moshës rreth 29
28.9 vjeç. Në Shqipëri mosha mesatare në të cilën gratë kanë lindur fëmijën e parë ishte 25.2 vite.
Në përgjithësi, shkalla e përgjithshme e fertilitetit në BE u rrit nga 1.46 në vitin 2001 në 1.58 në vitin 2015. Një normë e përgjithshme e fertilitetit prej rreth 2.1 lindje për grua konsiderohet të jetë niveli i zëvendësimit në vendet e zhvilluara (numri mesatar i lindjeve të gjalla për grua, të nevojshme për të mbajtur popullsinë konstante pa marrë në konsideratë emigracionin).
Shkalla e përgjithshme e fertilitetit është nën nivelin e zëvendësimit të 2.1 në të gjitha shtetet anëtare.
Në vitin 2015, Franca e kishte këtë tregues (1.96) dhe Irlanda (1.92), shtete me normat e përgjithshme të fertilitetit afër nivelit e zëvendësimit prej rreth 2.1. Më tej afër normës së zëvendësimit ishin Suedia me (1.85) dhe Mbretëria e Bashkuar me (1.80).
Në anën tjetër, normat më të ulëta fertilitetit janë vërejtur në Portugali (1.31), Qipro dhe Poloni (të dyja 1.32), Greqia dhe Spanja (dy 1.33), si dhe në Itali (1.35). Në shumicën e shteteve anëtare, shkalla e përgjithshme e fertilitetit u rrit në vitin 2015 në krahasim me vitin 2001. Rritje të mëdha janë vërejtur në Letoni (nga 1.22 në 2001 në 1.70 në vitin 2015, apo +0.48), Republika Çeke (0,42), Lituania (0,41 ), Sllovenia (0,36), Bullgaria (0,32), Rumania (0,31), Suedia (0,28) dhe Estonia (0,26). Në të kundërt, rëniet më të larta janë regjistruar në Shqipëri me (-0.63) Qipro (-0,25), Luksemburgu (-0.19) dhe Portugalisë (-0,14).
Nga të dhënat e Eurostat shihet se vendet e lindjes dhe ato në krizë ekonomike si Greqia kanë pësuar rënie të ndjeshme të lindshmërisë.
Në Shqipëri, psikologët dhe demografët kanë shpjeguar më herët për Monitor, se rënia e lindjeve është ndikuar nga niveli i lartë i emigracionit dhe situata ekonomike, që po kalojnë çiftet e reja. Mosangazhimi në tregun e punës i të rinjve është pengesa kryesore për fekondimin. Papunësia në Shqipëri aktualisht luhatet në nivelin 16%, por ndër të rinjtë, deri në 30 vjeç, është më shumë se 30%. Por, mbi të gjitha, psikologët pohojnë se shqiptarët kanë humbur shpresën dhe ndihen të pasigurt për të krijuar familje dhe për ta shtuar atë. /GazetaDita/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj