LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria ka vetëm 314 raste aktive me COVID-19, brenda 24 orëve shënohen 10 raste të reja

Shqipëria ka vetëm 314 raste aktive me COVID-19, brenda 24 orëve shënohen 10 raste të reja

Numri i personave të infektuar me Coronavirus në Shqipëri ka shkuar në 736.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 10 raste të reja.

Ndërkohë numrit të të shëruarëve i janë shtuar edhe 12 pacientë të tjerë, duke e çuar në 422 numrin total, apo 57 për qind të të infektuarëve.


Ndërsa, betejën me COVID-19 deri tani e kanë humbur jetën 28 pacientë.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 212 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID-19, nëntë në qytetin e Tiranës, një në qytetin e Shkodrës. Deri në këto momente janë testuar 7,491 raste të dyshuara dhe prej tyre 736 raste janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarëve, duke e çuar totalin e të shëruarëve nga COVID-19 në 422, ose në 57.3 për qind të numrit të të gjithë të të infektuarve. Aktualisht në vendin tonë 286 janë persona aktivë me COVID19 ose 42,7 për qind e numrit në total të të prekurve. Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor”, njofton Rakacolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Kalo në kategori