Shqipëria dominon në posedim, por s’e thyen Andorrën pas pjesës së parë

Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë në barazim 0–0 ndaj Andorrës, në një ndeshje ku dominoi plotësisht lojën, por nuk arriti të krijojë raste të pastra për gol.
“Kuq e Zinjtë” kontrolluan topin gjatë gjithë 45 minutave të para, duke e mbajtur kundërshtarin të mbyllur në gjysmëfushën e vet. Megjithatë, pavarësisht qarkullimit të mirë dhe përpjekjeve për të depërtuar nga krahët, mungoi ideja e fundit në zonë dhe konkretizimi.
Andorra, siç pritej, u fokusua në mbrojtje, duke mbajtur formacion të ngushtë dhe duke tentuar me kundërsulme të rralla, por as ata nuk arritën të krijojnë ndonjë rrezik serioz për portën shqiptare.
Rasti i vetëm ishte në kohën shtesë, ku Berat Gjimshiti goditi traversën, por larg golit.
Shqipëria ka nevojë urgjente për fitore në këtë ndeshje për ta siguruar play-offin e Kampionatit Botëror, pasi në anën tjetër Anglia po e kryen detyrën me sukses, duke e mposhtur Serbinë në shtëpi.
Kujtojmë, me një fitore ndaj Andorrës dhe njëkohësisht Serbia të pësojë humbje ndaj Anglisë, “Kuq e Zinjtë” do ta siguronin edhe matematikisht play-offin./Telegrafi/



















































