LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria bojkoton fjalën e përfaqësueses së Rusisë në Kombet e Bashkuara: Ka urdhër-arresti për dëbimin e fëmijëve ukrainas

Shqipëria bojkoton fjalën e përfaqësueses së Rusisë në Kombet e Bashkuara: Ka urdhër-arresti për dëbimin e fëmijëve ukrainas

Shqipëria i është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Maltës duke bojkotuar fjalën e përfaqësueses së Rusisë për të drejtat e fëmijëve gjatë një takimi informal të mbajtur në Këshillin e Sigurimit, Presidencën e së cilës për momentin e ka Rusia.

Misioni diplomatik i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara ka reaguar në Twitter duke theksuar se është larguar pasi ka marrë fjalën Maria Lvova-Belova, e akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës.

Belova është Komisionere në Zyrën për të Drejtat e Fëmijëve në Rusi dhe takimi që u bojkotua kishte në fokus evakuimin e fëmijëve ukrainas nga Ukraina drejt Rusisë.


“Shqipëria mori pjesë në takimin jozyrtar të Rusisë mbi “evakuimin” e fëmijëve ukrainas nga Ukraina drejt Rusisë, por u largua nga salla kur Maria Lvova-Belova, e akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, mori fjalën, për të treguar kundërshtimin dhe refuzimin ndaj këtij provokimi cinik”, shkruan misioni.

“Për Belovën ka një urdhër-arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale që e akuzon për dëbim të paligjshëm të fëmijëve ukrainas. Në vend që t’i japë leksione Këshillit të Sigurimit për situatën e fëmijëve në Ukrainë, ajo duhet të paraqitet në gjykatë për t’iu përgjigjur akuzave shumë të rënda të ngritura ndaj saj”, deklaroi misioni diplomatik i Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori