LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Largimi i mjekëve, qeveria paketë masash për stimulimin e studentëve të mos ikin

Shqipëri: Largimi i mjekëve, qeveria paketë masash për stimulimin e studentëve të mos ikin

Qeveria ka bërë gati një paketë masash për stimulimin e mjekëve të rinj që të qëndrojnë në Shqipëri.

Rektori i universitetit të mjekësisë Arben Gjata, një nga pjesëtarët e grupit të punës, thotë se asnjë mjek nuk do të mbahet kundër vullnetit, por dhe shteti nuk do të shpenzojë më për ata që duan të largohen.

“Simulimin  mjekëve në Shqipëri, duke kërkuar nga ata për shkak të shpenzimeve që bëjnë qytetarët shqiptarë të qëndrojnë minimum 3 vjet të punojnë në Shqipëri, nëse s’do bien dakord atëherë do të detyrohen të paguajnë shpenzimet e plota të shkollimit,” – u shpreh Gjata.


Edhe ofrimi i shërbimit në sektorin publik përkundrejt atij privat në Shqipëri do të shoqërohet me benefite për mjekët e rinj.

“Do përfshihet dhënia e kredive të buta për mjekët e rinj që ata që kenë mundësi të marrin banesa me interesa të favorshme nga banka të nivelit të dytë dhe nëse largohen nga sektori publik atëherë do paguajnë me vlerën e tregut, nëse kështu është 2% do shtohet dhe 10%,” – deklaroi Gjata.

Fakulteti i mjekësisë po përmbyll procesin e specializimeve për mjekët e rinj. 325 kuota janë vënë në dispozicion të 370 kandidatëve. Për rektorin e universitetit të mjekësisë Arben Gjata rritja e pagave për specializantët do të ndikojë në plotësimin e të gjitha kuotave dhe në degët më pak të preferuara, raporton euronewsal.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori