LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, Garda e Republikës do të mbrojë kryetarin e PD-së dhe personalitete të tjera

Shqipëri, Garda e Republikës do të mbrojë kryetarin e PD-së dhe personalitete të tjera

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi, i cili urdhëron Gardën e Republikës të mbrojë drejtues të ndryshëm institucionesh, mes tyre dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Bashën dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.

Pjesë e listës, që duhet t’i mbrojë Garda janë gjithashtu kryetari i mazhorancës, Kryeprokurori i Përgjithshëm, kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, drejtues i SHISH deri tek ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Disa prej personaliteteve që u garantohet mbrojtja nga Garda:


Prokurorin e Përgjithshëm

Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit

Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit

Kryetarin e partisë më të madhe të mazhorancës parlamentare

Kryetarin e partisë më të madhe të opozitës parlamentare

Anëtarët e Këshillit të Ministrave

Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë

Kryetarin e Bashkisë së Tiranës

Inspektorin e Lartë të Drejtësisë

Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Sipas VKM-së, Garda duhet të kujdeset edhe për banesat ku jetojnë, akomodohen apo dhe objektet, në të cilat kryejnë veprimtarinë e tyre emra dhe personalitete nga politika dhe drejtësia, mes të cilëve ambsadori i BE-së dhe zëvendëskryeministri.

Mbrojtje për banesat e: 

Zëvendëskryeministrit

Ministrit përgjegjës për çështjet e rendit dhe të sigurisë

Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit

Prokurorit të Përgjithshëm

Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori