Insitituti EdGuard ka prezantuar sot gjetjet e hulumtimit “Ndikimi i peshës së çantave tek fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta”.
Pesha e çantave tek fëmijët të ciklit të ulët e tejkalon kufizimin e këshillueshëm prej 10 përqind të peshës së trupit.
Hulumtimi është realizuar në tri shkolla në kryeqytet në shkollën “Model”, “Ganiemte Tërbeshi” dhe shkollën “Faik Konica”.
Gjithsejtë nxënës të përfshirë në këtë hulumtim kanë qenë 275 nga klasa e parë deri tek e nënta, dhe hulumtimi është bërë për pesë ditët e javës.
Drejtori ekzekutiv i institutit EdGuard, Rinor Qehaja theksoi se kjo është e hera e parë që në vendin tonë ndodh një matje e tillë e peshës së çantave tek nxënësit e shkollave fillore.
“Qëllimi i këtij hulumtimi është që në mënyrë të përmbledhur t’i prezantojmë të gjeturat tona dhe rekomandimet”, tha Qehaja.
Të gjeturat e këtij hulumtimi tregojnë se nxënësi i klasës së parë, i cili ka peshë trupore mesatarisht 23 kilogramë, e bart çantën mesatarisht 4 kilogramë e 170 gramë. Pesha më e rëndë është 5 kilogramë e 200 gramë, kurse ajo më e lehta 2 kilogram e 300 gramë, transmeton Telegrafi.
Dallimi ndërmjet peshës së çantës të nxënësve të klasës së parë me ata të klasës së pestë, sipas hulumtimit, është vetëm 100 gramë më e rëndë në peshë çanta e nxënësit të klasës së pestë, krahasuar me çantën e nxënësit të klasës së parë.
Këshilltari politik i MASHT-it, Lah Nitaj theksoi se ky hulumtim është bërë në momentin thelbësor. Nitaj bëri të ditur se për herë të parë kanë bërë rishikimin e teksteve nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.
“Janë rishikua rreth 90 tituj shkollor që nga abetarja. Po ashtu jemi të vendosur në ribërjen e ligjit për botimin e teksteve shkollore, dhe presim që pas hyrjes në fuqi të këtij ligji të fillojmë botimin e teksteve për katër nivelet, nivelin 0-parashkollor, klasën e parë, gjashtë dhe të dhjetë”, tha Nitaj.
Kurse Besa Shahini nga Pneumi për Arsim theksoi se teksti shkollor në Kosovë ka rëndësi të madhe. Sipas saj tekstet shkollore në Kosovë kanë qenë jo të mira deri më tash për shkak të procesit të shkuarjes dhe botimit të tyre që është bërë brenda tre muajve.
“Në një hulumtim të bërë në Zvicër dhe Kanda kemi arritur të kuptojmë se një libër i mirë për tu shkruar dhe botuar merr kohë më shumë se një deri në dy vjet”, ka thënë Shahini.
Instituti EdGuard gjatë këtij hulumtimi ka publikuar edhe shqetësimet shëndetësore të fëmijëve si rezultat i bartjes së çantave të rënda, trnasmeton Telegrafi.
34 përqind e nxënësve kanë deklaruar se kanë dhimbje në krahor, 29 përqind në qafë kurse 37 përqind kanë treguar e kanë ndjerë dhembje në boshtin kurrizor.
Nxënsit po ashtu kanë treguar se udhëtimi nga shtëpia për në shkollë ju merr kohë 5 deri në 15 minuta.
Gjatë këtij hulumtimi përpos peshës mesatare të qartës janë bërë matjet edhe të peshës mesatare të fëmijëve, peshës së çantës në raport me peshën e fëmijëve, pesha e teksteve shkollore etj.
Sipas këtij hulumtimi fëmijët nuk kanë aktivitete të mjaftueshme fizike në shkollë dhe jashtë saj.
Ndërsa, është rekomanduar që të rishikohen tekstet shkollore dhe planprogramet aktuale, të reduktohen detyrat e shtëpisë, mësimdhënësit të trajnohen për implementim efikas të planprogramit gjatë orëve mësimore, të rritet numri i orëve të lëndës së edukatës fizike, të rishikohet mbarëvajtja e aktiviteteve gjatë orëve të edukatës fizike dhe shkollat të pajisen me dollapë të shfrytëzueshme dhe të mirëmbajtura./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!