LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 5° cloudy

Shqetësimet artistike për shembjen e botës tok me muzikën e përrallat plotësojnë programin në Prizren Fest

Shqetësimet artistike për shembjen e botës tok me muzikën e përrallat plotësojnë programin në Prizren Fest

Programi i shfaqjeve teatrore në edicionin e tretë të “Prizren Fest” ka njoftuar publikun me shqetësimet artistike për shembjen e botës, pastaj për ekuilibrin mes partnerëve e ndikimin e muzikës, derisa për më të vegjlit është rezervuar tregimi i veçantë i përrallave.

Krizat e njëpasnjëshme në arenën botërore dhe ndikimet e tyre tek njerëzit e rëndomtë shpalosen në dramën “Katastrofa” nga Greqia, që është shfaqur në skenën në Kino Lumbardh.

Kjo shfaqje sipas njoftimit të organizatorëve ka sjellë kaos që në fillimin e saj, duke bërë edhe publikun pjesë të lojës, raporton Telegrafi.


“Gjashtë qytetarë të kësaj bote në kolaps, disa prej tyre artistë, të tjerët jo, por që të gjithë ndajnë një ankth të përbashkët për të ardhmen, e gjejnë veten të bllokuar në një skenë që dyfishohet edhe si një strehë, duke kërkuar “Zgjidhjen e Madhe” që do të na shpëtojë nga Katastrofa e afërt”, thuhet në njoftim.

Ndërsa shfaqja e bazuar në vallëzim, “Music in Between” nga Italia përmes kërcimit, sipas njoftimit ka përçuar energji të mirë tek publiku i pranishëm në Kejin e Sinan Pashës. Kjo shfaqje ka trajtuar marrëdhëniet në çift përkatësisht ekuilibrin ndërmjet partnerëve, raporton Telegrafi.

“Muzika si art informal është ajo që mbush boshllëkun tonë të pacaktuar, duke gjeneruar emocione, energji, intensitet dhe padyshim imagjinatë, sikurse ndodhi edhe në shfaqjen ‘Music in Between’”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq “Përralla palidhje”, produksion i Teatrit “Dodona” ka qenë shfaqja e fundit për fëmijë në kuadër të Prizren Fest Kids.

“Aktorët, në tollovinë e jetës së një kthine të vogël, mundohen t’i tregojnë fëmijëve përrallën e vet, por ata shpesh pengohen në mënyrë qesharake. Secila përrallë tregohet në mënyrën e vet me kukullat e krijuara me mjetet të cilat gjinden aty”, thuhet në njoftim.

Edicioni i tretë i Prizren Fest vazhdon me programin e shfaqjeve deri më 28 korrik. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori