Një gjeneral i lartë i forcave ajrore amerikane ka parashikuar se SHBA dhe Kina ndoshta do të hyjnë në luftë në vitin 2025, në paralajmërimin më dramatik të një oficeri të lartë ushtarak për gjasat e një konflikti mbi Tajvanin.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Gjenerali Mike Minihan, kreu i Komandës së Lëvizshmërisë Ajrore të SHBA, tha se dy fuqitë ushtarake ka të ngjarë të përfundojnë në luftë për shkak të një sërë rrethanash që do të “trimëronin” presidentin kinez Xi Jinping.
“Shpresoj të jem gabim. Zemra ime më thotë se do të luftojmë në vitin 2025”, citohet të ketë shkruar Minihan në një memo private drejtuar komandantëve të tij të lartë, të marrë nga NBC news dhe të parë nga Financial Times.
“Xi siguroi mandatin e tij të tretë [si sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste] dhe caktoi (sic) këshillin e tij të luftës në tetor të vitit 2022. Zgjedhjet presidenciale të Tajvanit janë në vitin 2024 dhe do t’i ofrojnë Xi një arsye”, citohet të ketë shkruar Minihan.
Minihan shtoi se zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA do të krijonin një “Amerikë të shpërqendruar” nga e cila do të përfitonte presidenti kinez.
“Ekipi, arsyeja dhe mundësia e Xi-t janë të gjitha në linjë për vitin 2025”, ka përfunduar ai.
Memorandumi vjen pasi tensionet mbeten shumë të larta mbi Tajvanin, një vend i udhëhequr në mënyrë demokratike mbi të cilin Kina ka pretenduar prej kohësh sovranitet.
Komentet e Minihan janë parashikimi më i “ashpër” nga një komandant i lartë ushtarak dhe një rast i rrallë i një oficeri të lartë që sugjeron kaq qartë se SHBA do t’i përgjigjej një sulmi kinez në Tajvan.
Komentet vijnë një javë përpara se sekretari i shtetit Antony Blinken të bëhet sekretari i parë i kabinetit nga administrata e presidentit Joe Biden që viziton Kinën.
Kina gjatë dy viteve të fundit ka fluturuar me lloje më të mëdha aeroplanësh luftarakë pranë Tajvanit.
Gushtin e kaluar, ushtria kineze kreu ushtrime në shkallë të gjerë në përgjigje të vizitës së kryetares së atëhershme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në Taipei.
Duke nënvizuar tensionet, Joe Biden ka treguar rastet se do të urdhëronte ushtrinë amerikane të ndërhynte nëse Kina sulmonte Tajvanin.
Paralajmërimet e tij dukej se ndryshonin një politikë të gjatë të njohur si “paqartësi strategjike” sipas së cilës Uashingtoni nuk thotë nëse ushtria amerikane do të ndërhynte në një konflikt mbi Tajvanin. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Historike për Evropën, goditje për Rusinë – shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-32-380x233.jpg)
Historike për Evropën, goditje për Rusinë – shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
![Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-8-380x233.jpg)
Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna
![Gjenden rrënojat e aeroplanit të zhdukur në Alaskë – asnjë i mbijetuar, dhjetë të vdekur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-12-380x233.jpg)
Gjenden rrënojat e aeroplanit të zhdukur në Alaskë – asnjë i mbijetuar, dhjetë të vdekur
![Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-8-780x439.jpg)
Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna
![Në momentin e fundit, Gjykata pezullon vendimin e Trumpit për punëtorët e USAID-it](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-usaid-780x439.jpg)
Në momentin e fundit, Gjykata pezullon vendimin e Trumpit për punëtorët e USAID-it
![Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-7-780x439.png)
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
![Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/truedau-780x439.jpg)
Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë
![Çifti i moshuar me veturë mundohen të thyejnë bllokadën e studentëve në Novi Sad](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/novi-sad-1-780x439.jpg)
Çifti i moshuar me veturë mundohen të thyejnë bllokadën e studentëve në Novi Sad
![Gjenden rrënojat e aeroplanit të zhdukur në Alaskë - asnjë i mbijetuar, dhjetë të vdekur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-12-780x439.jpg)
Gjenden rrënojat e aeroplanit të zhdukur në Alaskë - asnjë i mbijetuar, dhjetë të vdekur
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti