Juristët vlerësojnë se pas vendimit të Supremes për rastin ‘Monstra’, të gjithë të akuzuarit duhet të mbrohen në liri. Jeton Shasivari vlerëson vendimi për rigjykim dëshmon se rasti në fjalë ka qenë i montuar politik, policor e gjyqësor. Sipas tij, ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve do të ndihmonte në zbardhjen e shpejtë të këtij rasti.
“Në ditët në vijim pritet që të filloj rigjykimi për këtë rast të montuar politik, policor dhe gjyqësor dhe opinioni është në pritje të një rrjedhe ndryshe të procedurave , për në kthesë jo e vetëm në procedurën gjyqësore por edhe në hetime të reja nga prokuroria publike për këtë rast . Mendoj se fillimin e ri gjykimit gjykata kompetentë penale të vendos ne favor të këtyre personave pasi që nuk ekziston baza ligjore për mbajtjen e këtyre personave ne paraburgim dhe aq me tepër kur edhe vet prokuroria publike nuk është e bindur dhe nuk është e sigurt për fajësinë e këtyre personave për vrasjen e pesëfishtë në vitin 2012”, deklaroi për Alsat M profesor Jeton Shasivari.
Ish prokurori Jovan Trpenovski vlerëson se në rigjykim duhet të dënohen kryerësit e vërtetë të veprës. Sipas tij Gjykata në fazën e parë duhet të vendosë nëse do t’i lirojë të akuzuarit apo do t’i mbajë në paraburgim.
“Tani me shfuqizimin e vendimit kthehemi në shkallën gjegjësisht në rigjykim, ku shkalla e parë do të duhet të vendos, nëse këta persona që janë akuzuar e kanë bërë veprën penale. Nuk kemi dilema se vepra penale është kryer, dhe është normale tani të shihet se kush është kryerësi i veprës dhe të jepet dënimi. Tani gjykatësi duhet të sjell vendim se në çfarë drejtimi ti drejtoi hetimet dhe cilat fakte ti pranoj rishqyrtoj dhe eventualisht të pranoj dëshmi të reja që të vërtetohet se kush është kryerësi i veprës. Për mua paraburgimi afatgjatë është gjëja më e keqe çka mund ti ndodh njeriut për shkak se ardhmëria e tij nuk duhet të varet nga gjykata efikase, dhe gjykata patjetër do të duhet të jenë efikase dhe patjetër do të duhet të mbaj llogari për kohëzgjatjen e procedurës”, tha Jovan Trpenovski, ish prokuror.
Grupi i gjykatësve në Gjykatën Supreme i ngarkuar për vlerësimin e lëndës “Monstra” pas rrethanave shtesë që dolën nga përgjimet votoi pro rikthimit të “Monstrës” në Gjykatën Themelore. Për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës në vitin 2012, me burg të përjetshëm u dënuan 6 persona nën akuzën për vepër terroriste.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit