LAJMI I FUNDIT:

Shpija e Kosovës alias Marria e Kosovës

Degradimet shoqërore dhe trendet e tyre negative në shoqërinë tonë nuk kanë të ndalur. Parametrat, mbi premisat e të cilave duhet të zhvillohet një shoqëri, janë kryesisht edukimi, emancipimi dhe shkollimi. Përveç familjes dhe rrethit shoqëror, një rol të rëndësishëm luajnë edhe mediat kryesisht ato elektronike siç është televizioni.

Etika, për plasimin tek shikuesit duhet të jetë një faktor i rëndësishëm mbi bazën e se cilave duhet emituar një lajm ose ndonjë emision. Dukuria e realizimit të emisioneve në formë të tipit të Reality Show fatkeqësisht është shoqëruar me varfëri të realizimit dhe udhëheqjes së saj. Një rast eklatant është edhe Reality Show Shpija e Kosovës, që tani po zhvillohet edhe VIP Shpija 2. Ky emision pak a shumë ka karakteristikat e njëjta me Big Brother, për të cilin kompania ENDEMOL ka të drejtat për t’i dhënë ndonjë vendi për të realizuar apo jo. Realisht kjo është pak e rëndësishme. Ajo qe na preokupon si shoqëri është se mediat elektronike (televizionet) nuk po e kryejnë rolin e tyre të duhur, të plasojnë programe edukative, por edhe humoristike të vërteta. Krejt ato që ofrojnë janë shfrenime të një grupi të njerëzve të cilët na sjellin zhargonin e rrugës para shikuesve e të cilët janë pjesa më e ulët e shoqërisë.


Por të kthehemi pak te Shpija. Në shikim të parë te bie në sy udhëheqësi i këtij programi që është një person me emrin Shuki, model i prapambeturish së shoqërisë, i cili nuk din ende te flet si duhet gjuhën e tij dhe paramendo ka një përgjegjësi aq të madhe sa të drejtoj dhe ne rolin e “opinisonistit", të gjykoj dhe vlerësoj banoret…a thua ka mbetur Kosova në këtë “opinionit”, e na rroftë dreqi!!!

Edhe vetë organizimi si dhe përzgjedhje e atyre qe ishin brenda në të dy edicionet, janë shumë të varfër dhe të mangët, thjesht një kopje e zbehtë e Big Brother Albania. Qëllimi i këtij organizim ka qenë thjeshtë biznes,që behët nga njerëz që fshihen pas xhipave. Ata mendojnë prapa atyre xhipave mund të fshehin të vërtetën, por populli nuk e din se kush janë.

Në të gjithë botën këto Reality Show behën për të nxjerr në pah idetë dhe mendimet e njerëzve të thjesht për tema të ndryshe, ku krijohen debate, ndeshen idetë, antagonizmat, por natyrisht se ekzistojnë edhe konvergjencat, mirëpo në harmoni të respektimit të bindjeve të individëve. Ndërsa në këtë emision nuk kemi pa asnjë debate të tillë vetëm ofendime, sharje, maskarrallek nga njerëz që kanë të kaluar të zymtë.

Njëra që ishte Ari kishte jetuar një jetë endacake, një tjetër Adi ishte përzënë nga Zvicra, njëri kishte lënë fëmijët nëpër dynja etj, pra ishin model i keq për shoqërinë. Një shembull i njeriut që jeton pa paragjykime ishte vetëm Jehona, e cila pavarësisht mënyrës se saj, ishte një personalitet tjetër, por që u largua herët. Por edhe personi, i cili e ka fituar këtë preminë, sipas disa burime të sigurta, ka qenë qysh në fillim i ditur pra ishte e planifikuar që më herët. Mandej njerëzit që kane votuar, PTK iu ka marr nga 1 euro, e jo 60 cent, sa shfaqej në ekran se kushton sms. Pra kemi të bëjmë me një biznes të pistë dhe idioteks.

Por asgjë më e mirë s’ka mundur dhe nuk mund të pritet kur shikohet se nga kush organizohet dhe modelohet, si dhe kualiteti që japin pjesëmarrësit, të cilëve u mungojnë idetë kreative dhe së bashku, organizatorët dhe pjesëmarrësit nuk janë të aftë për diçka të tillë, e ata qe janë të aftë nuk u jepet hapësira.

Një faj të madh e ka në ketë rast edhe KTV, e cila në rend të parë e ka vënë interesin e saj e jo te publikut të gjerë, se në të kundërtën fare s’do të emitonte një emision të tillë skandaloz dhe të dëmshëm për tu konsumuar nga qytetarët.

Edhe ky emisionin që po quhet VIP SHPIJA, nuk ka të bëjmë asgjë me VIP-a. Realisht ata që janë brenda Shtëpisë nuk mendoj (përveç Qetësorit ) që janë të tillë, edhe pse janë aktor ose këngëtar, por jo në kuptim sa mund të quhen VIP-a .Më duket se tek ne VIP quhet çdo njeri i “krisur”, që me një të dalë në TV e quajnë veten VIP. Atëherë edhe unë kam të drejtë të quaj edhe Rambon (një person i luajtur nga mendja, por jo që të gjithë me këtë emër). Më këtë emër quhen njerëzit, që kanë ndikim në jetën e një pjese të popullit, njerëz që kanë bërë ndryshime në një lëmi dhe kane arritur majën e suksesit në atë lëmi. Ndërsa në këtë rast shumica janë njerëz që nuk kanë ndikim fare tek populli, pasi nuk kanë arritur ndonjë sukses të veçantë, përveç se njihen si personazhe publike, por jo çdo person publik është VIP ju lutem!

Këta njerëz thjesht me duken se ju kanë hipur skijave dhe po rrëshqasin në këtë dimër të pafund, e kur të del një ditë pranvera kam frikë se nuk do të dinë të ecin, pasi ditët e ngrohta po vijnë…!!!