LAJMI I FUNDIT:

‘Shpërthimi’ i Lionel Messit te Inter Miami mund të shkaktojë ndryshim të madh në rregulloren e MLS

‘Shpërthimi’ i Lionel Messit te Inter Miami mund të shkaktojë ndryshim të madh në rregulloren e MLS

Lionel Messi ka bërë debutimin e tij në MLS me Inter Miamin, por prania e tij ka potencialin të shkaktojë një ndryshim të rëndësishëm në rregulloret e ligës.

Argjentinasi bëri debutimin e tij në MLS kundër New York Red Bulls në orët e para të ditës së diel (sipas kohës tonë lokale) duke fituar 2-0 dhe spekulimet janë të shumta se ardhja e tij mund të pasohet nga një ndryshim i rëndësishëm rregullator në të gjithë ligën.

Sipas Athletic, drejtues të ndryshëm të MLS besojnë se për të shfrytëzuar plotësisht ndikimin e Messit në një mënyrë edhe më thelbësore sesa kur David Beckham iu bashkua LA Galaxy në 2007, skuadrave duhet t’u jepet “fleksibilitet i shtuar” për sa i përket shpenzimeve për lojtarët dhe pagat.


Debutim spektakolar për Lionel Messin edhe në MLS
Lexo po ashtu Debutim spektakolar për Lionel Messin edhe në MLS

Sipas rregullave aktuale, secila prej 29 skuadrave lejohet të ketë vetëm tre lojtarë të caktuar që mund të fitojnë më shumë se kufiri i pagave të ligës.

Në Inter Miami, Messi bie në kategorinë e lojtarëve të caktuar së bashku me Sergio Busquets dhe Leonardo Campana. Në skuadër, Jordi Alba, duke fituar një pagë vjetore prej 1.65 milionë dollarë, u nënshkrua përmes përdorimit të parave të alokimit të synuar (TAM), i cili u lejon skuadrave të nënshkruajnë lojtarë që fitojnë më shumë se paga maksimale e ligës, me çdo ekskluzivitet që ka akses në 2.8 milionë dollarë.

Diskutimet në lidhje me ndryshimet e mundshme në rregullat e listës ndodhën gjatë takimit të bordit të guvernatorëve të MLS në Uashington në qershor.

Todd Durbin, një nga krerët e ligës, përpiloi një prezantim për këtë qëllim dhe disa drejtues të ligës janë të mendimit se rregullimet janë të nevojshme për të përfituar nga blerja e Messit, i konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj në histori. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Ligat tjera
Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

La Liga
Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

La Liga

"Kur erdha në Real Madrid, nuk e dija se të flisja me Ronaldon, Ramosin dhe Modricin" - kolumbiani James flet për kohën e kaluar te mbretërit

La Liga
Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

La Liga
Eddie Howe, legjenda e Bournemouth që bëri histori me Newcastle

Eddie Howe, legjenda e Bournemouth që bëri histori me Newcastle

Premier League
Kalo në kategori