LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimet në veri, ish-ministri Gashi: Luftë hibride e Serbisë për ta ruajtur praninë e saj në ato komuna

Shpërthimet në veri, ish-ministri Gashi: Luftë hibride e Serbisë për ta ruajtur praninë e saj në ato komuna

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se incidentet e përsëritura në veri, janë forma të luftës hibride që po përdor Serbia për të frikësuar qytetarët dhe për ta ruajtur praninë në komunat veriore. 

Një shpërthim ka ndodhur në Zubin Potok të mërkurën mbrëma, rreth orës 23:30, ku zjarri më pas ka përfshirë një ndërtesë të papërfunduar dhe të pabanuar.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka thënë se kjo është luftë hibride e Serbisë për të frikësuar qytetarët në veri.


“Serbia përdor forma të ndryshme të luftës hibride për ta ruajtur praninë e saj në ato komuna dhe të njëjtën kohë për të ndërkombëtarizuar çështjen e pakicës serbe në ato komuna dhe për të reaguar në aspektin diplomatik ndaj institucioneve ndërkombëtare të pranishme atje”, ka thënë Gashi në emisionin “FIVE” të RTV Dukagjini.

Gashi thotë se incidentet e përsëritura janë shqetësuese, pasi sipas tij target janë qytetarët që janë besnik ndaj institucioneve të Kosovës.

“Është Incidenti i tretë në këtë komunë. Është shqetësim për faktin që janë target qytetarët që janë lojalë ndaj institucioneve të Kosovës. E në këtë drejtim është mesazh i dyfishtë. Mesazhi i parë është që të gjithë ata që bashkëpunojnë me Institucionet e Kosovës, se në të ardhmen do jenë në rrezik nga këto grupe të financuara nga Serbia. Dhe mesazhi ndaj bashkësisë ndërkombëtare që përkundër koncentrimit të madh policor në ato komuna shkalla e sigurisë nuk është në nivelin që duhet të jetë”, tha Gashi. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori