LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen vullkani më aktiv i Indonezisë, duke hedhur hirin vullkanik 1,000 metra në hapësirë

Shpërthen vullkani më aktiv i Indonezisë, duke hedhur hirin vullkanik 1,000 metra në hapësirë

Një vullkan në Indonezi shpërtheu të dielën në mëngjes, duke dërguar në ajër shtëllungat e hirit deri në 1.000 metra, thanë zyrtarët.

Mali Merapi shpërtheu në orën 10:46 të mëngjesit me kohën lokale, tha Agjencia Kombëtare e Fatkeqësive Natyrore.

Shpërthimi zgjati për 155 sekonda, sipas agjencisë, transmeton Telegrafi.


Hiri u hodh në perëndim dhe bëri që pjesë të fshatit Benyubiru të mbuloheshin në një shtresë të hollë të hirit, njoftoi The Jakarta Post.

Agus WIbowo, një zëdhënës për emergjenca, i tha The Star Online se njerëzit duhet të qëndrojnë jashtë zonës së shpërthimit prej 3 kilometrash rreth kraterit të vullkanit.

“Banorët këshillohen të qëndrojnë të kujdesshëm për rreziqet e hirit vullkanik, reve të nxehta dhe shpërthimit eksploziv”, tha ai.

Vullkani, i cili ndodhet në kufirin midis provincave e Java-s qendrore dhe Yogyakarta në ishullin e Java, është më aktivi i Indonezisë.

Shpërthimi i fundit i madh ishte në vitin 2010. Ai vrau 347 njerëz, sipas Associated Press.

Në fillim të këtij viti, një lumë llave rrodhi 1.400 metra poshtë shpateve të vullkanit.

Ndërkohë, studiuesit nga Universiteti Teknik i Mynihut (TUM) së fundmi publikuan një studim pasi ekzaminuan mostrat nga mali Merapi që mund të parashikonin se kur mund të shpërthejnë ai dhe vullkanet e tjera.

Ata besojnë se gjetjet e tyre, të botuara në revistën Nature Communications, hapin mundësi të reja në lidhje me parashikimin se kur do të ndodhë një shpërthim tjetër.

Një publikim në lidhje me studimin vëren se gjeoshkencëtarët zakonisht kanë përdorur matje sizmike, të cilat ilustrojnë lëvizjet nëntokësore kur paralajmërojnë njerëzit për shpërthimet që vijnë.

Por tani, ekipi i shkencëtarëve, përfshirë ata nga TUM, kanë gjetur një tregues tjetër për një shpërthim të ardhshëm nga maja e malit Merapi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Azia
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Një grevë njëditore shkakton anulimin e shumicës së fluturimeve në aeroportet në të gjithë Gjermaninë

Një grevë njëditore shkakton anulimin e shumicës së fluturimeve në aeroportet në të gjithë Gjermaninë

Evropa
Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Botë
Kalo në kategori