Amir Rrahmani është kapiten i Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjet e fundit.

Mbrojtësi prishtinas e ka bartur shiritin e kapiteni në shtatë takime, në mungesë të portierit Samir Ujkani.


26-vjeçari para se të vinte te Kosova në vitin 2016 ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, por në fund ai pranoi të luante për Dardanët.

Rrahmani është njëri nga mbrojtësit më të mirë shqiptar dhe ka shkëlqyer në Serie A, ku ka kompletuar transferimin te Napoli.

edy reja albania 7aekppf3guxs1pye1i5tc3xjo

Tani trajneri i Kombëtares së Shqipërisë gjatë një interviste për Radio Kis Kis ka folur për kapitenin e Dardanëve.

Edy Reja ka deklaruar se është e turpshme që një lojtar si Rrahmani nuk është pjesë e Shqipërisë.

“Rrahmani është kosovar, por unë do të dëshiroja ta kisha në skuadër sepse ai u thirr kur De Biassi ishte trajner në kombëtaren e Shqipërisë”.

amir rrahmani of kosovo reacts during the uefa euro 2020 qualifi 1455055

“Kosova e pyeti nëse dëshiron të jetë pjesë e kombëtares së tyre dhe ai tha ‘po’. Është një turp me të vërtetë, do të më pëlqente shumë me Kombëtaren shqiptare”, deklaroi Edy Reja. /Telegrafi/

telegrafi sport app