Shpend Ahmeti ironizon me drejtuesit e Prishtinës: I thoshit Mattausit se puna është e kryer, do të luajmë me Rangersin

Prishtina është eliminuar nga garat para kualifikuese të Ligës së Evropës.
Prishtinasit nuk kanë arritur të shënojnë emrin e tyre në kualifikimet e garës evropiane pasi që kanë pësuar me rezultat të përgjithshëm 3-1 kundër St Joseph's.
Kjo ka bërë që të reagojnë shumë trajner e sportistë ndër ta edhe kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmetit.
Ai ka ironizuar me drejtuesit e klubit kryeqytetas teksa i thoshin legjendës gjermane se në rundin e ardhshëm do të luajnë me Glasgow Rangers.
Postimi i Ahmetit:
Në takimin e Lothar Mathaus me Klubin Prishtina, kryesia tregonte qysh Rangers do vijnë në Prishtinë. I thoshte Mathaus:
- a e keni kaluar raundin e parë
- Jo, por lehtë është se është nga Gjibraltari
- Nuk isha ngut
- Ne po bëhemi gati për Rangers. /Telegrafi/























































