Shpend Ahmeti i emëron tre drejtorë të rinj në kabinetin e tij (Foto)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me vendimet që ka marrë dje më 26 korrik, ka emëruar tre drejtorë të rinj në kabinetin e tij.
“Kësisoj, Drejtor i ri i Drejtorisë së Inspeksionit është emëruar Salih Zyba, Drejtor i ri i Drejtorisë së Kulturës është emëruar, Besart Vllahinja, ndërkaq Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë është emëruar Ferat Makolli”, thuhet në njoftimin për media.
Të tre drejtorët marrin detyrën menjëherë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/07/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































