LAJMI I FUNDIT:

Shpejtësia e internetit, Shqipëria e fundit në rajon

Shpejtësia e internetit, Shqipëria e fundit në rajon

Sa shpesh ju ka ndodhur që nuk keni pasur një lidhje të mirë interneti? Apo shpejtësia ju ka zhgënjyer? Apo më keq akoma ju është shkëputur shpesh?

Pavarësisht se jetojmë në vitin 2017, të tilla situata janë të njohura për një pjesë të mirë të shqiptarëve, pavarësisht se në çfarë qyteti jetojnë.

Sipas hartës së përpiluar nga e përditshme britanike The Independent, duke marrë për bazë të dhënat nga kompania Cable, Shqipëria renditet e 78 në botë për shpejtësinë e internetit. Shqiptarëve, sipas këtyre të dhënave, u nevojiten 13’155 sekonda për të shkarkuar një film HD nga interneti, ose më ndryshe 3.65 orë.


Krahasuar me rajonin, jemi të fundit. Me shpejtësinë më të madhe duket se është Serbia, e renditura e 41 në botë, ndjekur më pas nga Maqedonia e 59, më pas Mali i Zi i 71-ti.

Një raporti i mëparshëm i kryer nga veleunomad.com, e nxjerr Shqipërinë të parafundit në Europë për shpejtësinë e ulët të internetit

Kjo e renditje e bën atë një vend jo tërheqës për investime nga kompani të ndryshme të telekomunikacionit. Si shkaqe të nivelit të ulët të shpejtësisë së internetit nënvizohen kushtet e dobëta të biznesit, si dhe PPB-ja e ulët.

Ndërsa sipas Akmai referuar të dhënave të tremujorit të fundit të 2016-s, Koreja e Jugut është vendi me shpejtësinë më të lartë në botë 26.1 Mbps, 8.9 më e lartë se në SHBA. Norvegjia renditet e dyta me 23.6 Mbps ose 2.5 Mbps më shumë se vitin e kaluar. Pas ndjekin vende si Suedia (22.8 Mbps), Hong Kongu me 21.9 Mbps, Zvicra me 21.2 Mbps. këto vende përbëjnë edhe 5-shen e vendeve me shpejtësi më të lartë në botë. /RevistaMonitor/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori