LAJMI I FUNDIT:

I shoqëruar me 4 motorë policie dhe efektivë të shumtë, momenti kur Saimir Tahiri mbërrin në burgun e Fierit

I shoqëruar me 4 motorë policie dhe efektivë të shumtë, momenti kur Saimir Tahiri mbërrin në burgun e Fierit

I shoqëruar me katër motorë policie e një patrullë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në burgun e Fierit ku do të vuajë dënimin prej 3 vitesh e 4 muaj.

Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”, shihet ish-ministri i cili mësohet se ka mbërritur pak rreth orës 16:00 pasi la sot ambientet e burgut ‘313’ ku mbahej qe prej ditës se vendimit.

Vendimi për transferimin e Tahirit në burgun e Fierit u mor nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.


Pas një seance maratonë GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’.

Ish-ministri Tahiri dënohet me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre
Lexo po ashtu Ish-ministri Tahiri dënohet me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre

Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.

Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Në argumentimet e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizon se rezulton se Tahiri ka lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës.

Sipas Gjykatës, Tahiri provohet se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj për përfitime të padrejta dhe njëkohësisht shpërdorimi i detyrës duke dëmtuar interesat e shtetit.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Kalo në kategori