Anëtarët e shoqërisë civile kanë thënë se po ndjekin me vëmendje zhvillimet në lidhje me procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Përkundër kërkesave të vazhdueshme për një rol të shtuar dhe përfshirje të SHBA-ve në dialog, shoqëria civile ka shprehur shqetësimin e tyre për mungesën e transparencës që ka shoqëruar procesin e arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, duke theksuar se mbeten ende të panjohur hapat e ardhshëm drejt zbatimit të saj.
“Duke ndjekur praktikë të njëjtë, Qeveria po vazhdon takimet në Bruksel, ku është paralajmëruar mundësia e arritjes së një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Sidoqoftë, përfaqësuesit e Kosovës nuk kanë ofruar detaje në lidhje me agjendën, temat dhe pozicionin e Kosovës në këto takime në Bruksel.
Qeveria e vendit si bartëse e këtij procesi nuk ka qenë transparente as ndaj Kuvendit si organi më i lartë mbikëqyrës i politikës së jashtme. Raportimet e deritanishme të Qeverisë në Kuvend në lidhje me dialogun kanë qenë vetëm sipërfaqësore, duke mos ofruar informacione konkrete për zhvillimet në kuadër të këtij procesi. Qeveria e Kosovës nuk ka ndarë me deputetët as platformën shtetërore për dialogun me Serbinë dhe nuk e ka bërë publik këtë dokument as për qytetarët. Mungesa e informacionit në lidhje me dialogun ka shkaktuar konfuzion dhe pasiguri tek qytetarët për rezultatet e pritura të këtij procesi”, thuhet në njoftimin për media.
Prandaj ‘Platforma e Shoqërisë Civile për Dialog’ kërkon që procesi i dialogut të zhvillohet mbi parime të mirëfillta të transparencës dhe llogaridhënies së Qeverisë para Kuvendit dhe publikut të gjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës