LAJMI I FUNDIT:

Shoqatat e gazetarëve: Qeveria u ikë bisedimeve për reforma në mediume

Shoqatat e gazetarëve: Qeveria u ikë bisedimeve për reforma në mediume

Shoqatat e gazetarëve në Maqedoni njoftojnë se janë injoruar nga ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe nga kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski. Ata gjithashtu bëjnë të ditur se Ali Ahmeti i ka njoftuar se nuk ka patur kohë për të biseduar me gazetarët për reformat në mediume, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këto shoqata përfshihen Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Sindikata e Gazetarëve, Instituti Maqedonas për Media, Këshilli për Etikë të mediumeve dhe Instituti për Studime Komunikimi, të cilët thonë se pushteti u ikë bisedimeve serioze për reformat në mediume.

Këto shoqata deri tani janë takuar me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, ndërkaq janë caktuar takime me kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov, kurse pritet të caktohet termini i saktë për takim me Menduh Thaçin e PDSH-së.


Shoqatat thonë se kërkesat e tyre mbeten të njejta, pra ndalesë për reklamat qeveritare, shërbim publik të pavarur, rregullator profesional për mediumet, dënime më të vogla dhe obligime për televizionet kombëtare private, si edhe institucione publike më të hapura./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori