LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 23° clearsky_day

Shoqatat e afaristët nga Prizreni dhe Turqia takohen me qëllim të krijimit të mundësive për bashkëpunim

Shoqatat e afaristët nga Prizreni dhe Turqia takohen me qëllim të krijimit të mundësive për bashkëpunim

Mundësitë dhe parakushtet për bashkëpunim ndërmjet afaristëve nga Kosova dhe Turqia, janë diskutuar në takimet që kanë zhvilluar drejtuesit dhe anëtarësia e shoqatës “Esnaf” me ata të fondacionit “EkoAvrasya” dhe të shoqatës “Aysiad”.

Kryesia e shoqata “Esnaf” ka njoftuar se në Prizren janë mirëpritur kryetari i fondacionit “EkoAvrasya”, Hikmet Eren dhe kryetarin e shoqatës “Aysiad”, Mahmut Çatlık së bashku me delegacionet shoqëruese, raporton Telegrafi.

Pas shëtitjes në qendrën historike të Prizrenit, sipas njoftimit janë realizuar vizita në disa fabrika të afaristëve prodhues që janë anëtarë të “Esnafit”.


Më pas, delegacioni i përbërë nga 21 afaristë nga sektorë të ndryshëm, ka zhvilluar një takim edhe në zyrat e kësaj shoqate.

“Pas takimit në zyrat e shoqatës “Esnaf” programi vijoi në hotelin “Adler” me takime dypalëshe ndërmjet anëtarëve të shoqatës “Esnaf” dhe mysafirëve nga Turqia, me qëllim të krijimit të mundësive dhe parakushteve për bashkëpunim ndërmjet afaristëve të shoqatave të dy vendeve mike”, thuhet në njoftim.

Vizita në fjalë, që ka pasur për synim zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, sipas njoftimit, ka përfunduar me një darkë solemne me pjesëmarrjen e përfaqësuesve politikë të komunitetit turk të Kosovës dhe konsulli i Republikës së Turqisë në Prizren, Celal Doğan. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ky është ushqimi që iu shërbye sot ushtarëve të FSK-së

Ky është ushqimi që iu shërbye sot ushtarëve të FSK-së

Lajme
Hezbollahu sulmon veriun e Izraelit, e godet me raketa salvo

Hezbollahu sulmon veriun e Izraelit, e godet me raketa salvo

Azia
Momenti kur persona të armatosur ndjekin qytetarët në Tel Aviv, shtien mbi ta me pushkë automatike – vriten gjashtë persona

Momenti kur persona të armatosur ndjekin qytetarët në Tel Aviv, shtien mbi ta me pushkë automatike – vriten gjashtë persona

Azia
Edhe pse u martuan pas vdekjes së tij, Blerina Kllokoqi tregon se fëmijëve ua vendosën dy emrat që Presidenti Rugova kishte lënë amanet

Edhe pse u martuan pas vdekjes së tij, Blerina Kllokoqi tregon se fëmijëve ua vendosën dy emrat që Presidenti Rugova kishte lënë amanet

Magazina
Edhe pse u dorëzuan dhe nuk kishin armë, trupat ruse ekzekutojnë 16 ushtarë ukrainas – pamje rrëqethëse nga droni

Edhe pse u dorëzuan dhe nuk kishin armë, trupat ruse ekzekutojnë 16 ushtarë ukrainas – pamje rrëqethëse nga droni

Evropa
Si filloi sulmi iranian në Izrael, videot që e tregojnë në detaje

Si filloi sulmi iranian në Izrael, videot që e tregojnë në detaje

Azia
Kalo në kategori