LAJMI I FUNDIT:

Shoqata për Energji të Ripërtëritshme kundërshton vendimin e ministrisë për të ndaluar punimet në hidrocentrale

Shoqata për Energji të Ripërtëritshme kundërshton vendimin e ministrisë për të ndaluar punimet në hidrocentrale

Shoqata për Energji të Ripërtëritshme e Kosovës (SHERK) ka kundërshtuar urdhëresën e lëshuar nga ministrja e MEPTINIS, Rozeta Hajdari, për ndalimin e punimeve në Hidrocentralet në Kosovë.

SHERK e konsideron këtë urdhëresë “vendim arbitrar, i posaçëm, diskriminues dhe tendencioz, asgje tjeter pos që të gjendet mundësia e vetme joligjore dhe e pamoralshme për ndalimin e punimeve të Hidrocentraleve në Kosovë”.


Ata e kanë shprehur këtë qëndrim përmes një letre drejtuar ministres së MEPTINIS, Rozeta Hajdarit, ku kanë kërkuar që të shqyrtoj edhe njëherë këtë vendim, në të kundërtën do tu drejtohen organeve të drejtësisë.

“E nderuara Ministre, përveç që jemi duke punuar në kushte të vështira, po ju përkujtojmë se nëse nuk reflektoni dhe urdhëresa të rishqyrtohet me urgjencë dhe në afat të shkurtër, siç e kemi cekur në shkresat e mëhershme, pa humbur kohë do të jemi të detyruar që të drejtat tona t’i kërkojme përmes organeve kompetente. Obligimet tona kontraktuale, anuitetet kreditore, garancionet bankare, obligimet ndaj kontraktorve dhe furnitorve të huaj për pajisjet e HC, kamatë vonesat si dhe pagat e punëtorve t’i kërkojme pëmes organeve të drejtësisë për shkak të vonesave të realizimit të projekteve të krijuara nga urdhëresa në fjalë”, thuhet ndër të tjera në këtë letër.

Letra e plotë:

E nderuara znj. Rozeta Hajdari, Ministre

Përmes medieve dhe më pastaj në portalin e MEPTINS u informuam se Ministria që drejtoni ka miratuar urdhëresën nr. 01/07 të datës 12.04.2020, urdhëresë kjo është vendim arbitrar, i posaçëm, diskriminues dhe tendencioz, asgje tjeter pos që të gjendet mundësia e vetme joligjore dhe e pamoralshme për ndalimin e punimeve të Hidrocentraleve në Kosovë, e që shumica prej tyre janë afër përfundimit sipas kushteve dhe afateve ligjore dhe planifikimit të ndërmarrjeve biznesore.

Kjo urdhëresë ku thuhet Ndalohet veprimtaria “ndërtimi i projekteve te ujit” e për ironi  nuk emërohet fjala Hidrocentral nuk është asgjë tjetër pos fshehje pas COVID – 19. E nderuara ministre, në Kosovë nuk ndërtohen porte, sic edhe dihet nuk është asnjë project i digave në implementim, as kanale e mbyllje të lumenjve e as porte rekreative të marinave sic janë cekur. Me punimet e ndërmarrjeve tona nuk është rrezikuar e nuk rrezikohet asnjë burim, aq me pak për shkak te COVID -19.

Për më tepër, me asnjë vendim deri më tani nuk u është ndërprerë veprimtaria ndërtimore kompanive tjera të ndërtimit të lartë e të ulët, shumë më të mëdha me numër të punëtorëve e me kantiere të punës, që punojnë në zona urbane e ndërurbane, e që jane shumë më të rrezikuara nga COVID -19 dhe që janë më me rrezik të shpërndarjes. Përvec që nuk janë ndërprerë ju keni bërë edhe vizita kompanive në punë. Ndërsa projektet e HC ne vende të izoluara kryesisht nëpër zona malore ndikime minimale sociale e mjedisore, me rrezikshmëri minimale krahasuar me punimet e kompanive tjera.

Veprimtaritë e ndermarrjeve tona i takojnë dikasterit tuaj qeveritar dhe Ministria që ju drejtoni dhe ju si ministre do të duhej të kishim një bashkëpunim dhe një konsultim para marrjes së vendimeve të tilla dhe sigurisht qe do te gjindej një zgjidhje që do të ishte e favorshme për të dy palët.

E nderuara ministre, kjo urdhëresë është drejtpërdrejt atakim i resorit më strategjik të shtetit – Energjetikës, vazhdon varshmërinë energjetike të vendit dhe varësine e importit energjise e që mbi 90 % importohet nga Serbia, atakim i zhvillimit të energjisë së ripërtëritshme, pengese ne arritjen e caqeve për energji të ripërtëritshme, atakim i zhvillimit ekonomik e që Ministria që ju drejtoni është e thirrur të ndihmojë e të përkrah e jo ta pengoj, dhe në fund por jo për nga rëndësia atakim i drejtpërdrejt i ndërmarjeve tona.

Po ju përkujtojmë se me këtë ndalësë disa nga anëtarët e shoqatës, e që janë kontribues jo të vogël të arkës së shtetit, do të kenë dëme të konsiderueshme financiare, rrezikim te qindra vendeve te punës, rrezikim të kolateralit kreditor të kompanive dhe rrezikime të garancioneve ndaj obligimeve kontraktuale të kompanive furnitore te huaja, prishjen e partneritetit me kompanite investiture te juaja, e për këto sigurisht që dikush do të mbajë përgjegjësi.

Investimet dhe zhvillimet në këto projektet bëhen me një skedul dhe orar të përcaktuar, me një biznesplan dhe orar të pagesave e pajisjeve, të kësteve kreditore e garancioneve bankare në kohë strikte, kontratave me inxhinier-ekspert te jashtem e vendor, teknik e punëtor të angazhuar të cilët marrin paga dhe mbajnë familje, vonesa në angazhim të përhershëm të punëtorve e inxhinierve ne HC që do të vihen në opërim. Me këtë urdhëresë, ju znj Ministre i keni rrezikuar te gjitha keto.

E nderuara Ministre, përvec që jemi duke punuar në kushte të vështira, po ju përkujtojme se nëse nuk reflektoni dhe urdheresa të rishqyrtohet me urgjencë dhe në afat të shkurtër, sic e kemi cekur ne shkresat e mëhershme, pa humbur kohë do të jemi të detyruar që të drejtat tona t’i kërkojme përmes organeve kompetente. Obligimet tona kontraktuale, anuitetet kreditore, garancionet bankare, obligimet ndaj kontraktorve dhe furnitorve të huaj për pajisjet e HC, kamatë vonesat si dhe pagat e punëtorve t’i kërkojme pëmes organeve të drejtësisë për shkak të vonesave të realizimit të projekteve të krijuara nga urdhëresa në fjalë.

Shoqata për Energji të Ripërtëritshme e Kosovës