LAJMI I FUNDIT:

Shoqata nga Maqedonia me ankesë në BE për Bullgarinë

Shoqata nga Maqedonia me ankesë në BE për Bullgarinë

Shoqata “Klubi Maqedonas për Tolerancë Etnike”, e cila u ndalua nga autoritetet gjyqësore bullgare, ka paraqitur ankesë kundër Bullgarisë në Komisionin Evropian (KE), për shkelje të së drejtës së bashkimit. Shoqata pret raport pozitiv nga Komisioni për rastin e tyre, pas së cilës Sofja zyrtare, siç thonë ata, do të ishte e detyruar të paguajë gjoba të rënda.

Kjo shoqatë, e cila qëndron pas hapjes së klubit “Nikolla Vapcarov” në Bllagoevgrad, më herët ka marrë aktvendim kundër Bullgarisë në Gjykatën e Strasburgut, por tani kanë paralajmëruar se drejtësinë do ta kërkojnë në institucionet evropiane në Bruksel, shkruan Alsat.

“Komisioni Evropian mund të vendosë gjoba, të cilat duhet të paguhen nga shteti anëtar, por në të njëjtën kohë të ngrejë një padi të re në Gjykatën Evropiane, ku vetë gjykata mund të vendosë gjoba edhe më të mëdha në një aktgjykim, të cilat paraqesin një barrë financiare dhe faktikisht duke e detyruar Bullgarinë në këtë situatë të veprojë në përputhje me raportin e Komisionit Evropian”, deklaroi Blagoja Pandovski – avokat.


Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori