Sholtes: Autorët e vrasjes së Ivanoviqit të dalin para drejtësisë

Raportuesi për Kosovën në PE, Igor Sholtes, ka dënuar vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe ka bërë thirrje për sjelljen e autorëve të rastit para drejtësisë.
“E dënoj ashpër vrasjen dhe u bëj thirrje institucioneve relevante për të bërë gjithçka që kanë në dorën e tyre për të sjellë fajtorët para drejtësisë”, ka thënë ai.
Ai po ashtu ka shprehur ngushëllime familjes Ivanoviq, duke thënë se ky akt i tmerrshëm nuk duhet të nxisë hakmarrjen dhe dhunën, e cila mund të kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin në rajon. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/01/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































