Si është të jesh shofer profesionist, si duket jeta e përditshme e tyre, gjumi i të cilëve në punë mund të rezultojë në një katastrofë, janë disa prej pyetjeve që ja kemi shtruar vetes vetëm pas aksidentit të një autobusi të Kosovës afër Sllavonski Brod, Kroaci, në të cilin vdiqën dhjetë persona dhe i cili, sipas shoferit, ndodhi sepse në një moment e zuri gjumi.
Vinko Darojkoviq është tridhjetë vjeçar. Ai kaloi një të tretën e jetës së tij pas timonit të një autobusi në një biznes familjar. Kur e pyetëm se cila është pjesa më e vështirë e jetës së një shoferi, ai me gatishmëri tha “Ndarja nga familja. Ju shikoni fëmijët tuaj, shihni se ata janë rritur, nuk e kuptoni kur ata janë rritur, sepse ju nënshtrohuni timonit, ajo punë ju hyn në gjak dhe është e vështirë ta lini. Punëdhënësit në Kroaci, por edhe në Serbi, Maqedoni, Shqipëri dhe gjetkë nuk ofrojnë kushte adekuate për shoferët”, tha ai në fillim të bisedës për index.hr.
I pyetur se cilat do të ishin kushtet e përshtatshme për të vozitur, shoferi mori shembullin e aksidentit të fundit me autobusin me targa të Kosovës, transmeton Telegrafi.
“Pushime ligjore, pushime vjetore. Për shembull, linja Frankfurt – Prishtinë, sipas rregulloreve, dy shoferë nuk mund të vozisin autobusin. Ata mund të ngasin maksimumi 20 orë, për kaq orë nuk mund të arrini në Prishtinë. Ne kemi disa norma të tjera shkaku i Bashkimit Evropian dhe ato zbatohet me precizitet. Ndryshe nga Shqipëria, Kosova, Serbia. Ne vozisim linjën Frankfurt-Vinkovci (1600 km) dhe djemtë tanë nuk mundem të arrijmë vetëm në Vinkovci. Në Zagreb ata zbresin pas 15 orësh vozitje gjersa shoferë të tjerë drejtojnë autobusin për në Vinkovci”, përgjigjet Darojkoviq.
Dekreti përcakton që një shofer autobusi mund të vozisë për një maksimum prej katër orë e gjysmë në të njëjtën kohë, pas së cilës ai duhet të bëjë pauzë për 45 minuta. Mund të drejtojë maksimumi 9 orë në një ditë dhe nga 10 orë dy herë në javë.
“Ekziston edhe një udhëtim gjatë natës, ku gjumi më i ëmbël fillon nga ora katër deri në shtatë të mëngjesit, atëherë kur një njeri fle më së miri, shoferi duhet të jetë i zgjuar”, shtoi ai.
Shoferi kroat tregoi më tutje se duhesh të ballfaqohesh me lloj-lloj kërkese të pasagjerit dhe kjo ta vështirëson edhe më shumë punën.
Ndryshe, njëri prej shoferëve kosovar ka ndërruar jetë gjersa tjetri që voziste gjatë aksidentit fatal tashmë arrestuar dhe nesër në ora 9:00 të mëngjesit do të dal para trupit gjykues kroat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë