LAJMI I FUNDIT:

Shoferi i furgonit të vjedhur, iku nga policia duke vrapuar nëpër gjashtë shirita të autostradës të mbushura me vetura

Shoferi i furgonit të vjedhur, iku nga policia duke vrapuar nëpër gjashtë shirita të autostradës të mbushura me vetura

Nëpër një autostradë në Mançester të Anglisë, që ishte përplot me vetura që lëviznin me shpejtësi, një burrë arriti të largohej nga policia pa pësuar ndonjë lëndim.

Me ta ndaluar furgonin që po tërhiqej nga një tjetër, shoferi doli përjashta me shpejtësi dhe nuk hezitoi që të hynte në mes të trafikut të dendur, derisa humbi pa gjumë, transmeton Telegrafi.

Policia e ka arrestuar shoferin  furgonin tjetër që ishte përpara, që u shfrytëzua për ta tërhequr makinën që ishte pas dhe besohet se është vjedhur, sepse nuk kishte dokumentacion të rregullt.


I ikuri vazhdon të mbetet në arrati, derisa po bëhen përpjekje që të identifikohet dhe të ndalohet.

Pamjet ku ai shihet duke ikur nëpër trafik, i kanë befasuar shikuesit, që konsiderojnë se ai rrezikoi më shumë në këtë formë, se sa të dorëzohej ndaj forcave të rendit. /Telegrafi/