LAJMI I FUNDIT:

Shkurte Fejza tejet elegante, “sfidon” moshën në fotografinë e fundit (Foto)

Shkurte Fejza tejet elegante, “sfidon” moshën në fotografinë e fundit (Foto)

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Shkurte Fejza është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar.

Këngët e saj janë dëgjuar gjithnjë, gjersa krijimtaria e saj muzikore ende të mbetet aktive, duke sjell çdo herë projekte të reja në treg.

Shkurta është herë pas here aktive edhe në rrjetet sociale, ku ndan me fansat imazhe të ndryshme nga karriera ose jeta e saj e përditshme.


Së fundmi, ajo ka realizuar një set të ri fotografik para aparatit të fotografit të njohur Veton Osmani, gjersa njërën nga këto fotografi e ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram.

E veshur me të bardha, një shall me ngjyra të lehta një dhe një palë syze dielli, bënin që këngëtarja të dukej më elegante se asnjëherë.

Përkundrejt viteve që bart mbi supe, Shkrute Fejza duket se arrin të “sfidojë” moshën teksa vazhdon të jetë në top formë, dhe të realizojë fotografi të tilla si të ishte një vajzë e re. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BSi3gYEAx2d