LAJMI I FUNDIT:

Shkupi dhe Ballkani zhvillojnë përballjen e parë, dy skuadrat shqiptare kërkojnë vetëm fitoren

Shkupi dhe Ballkani zhvillojnë përballjen e parë, dy skuadrat shqiptare kërkojnë vetëm fitoren

Shkupi dhe Ballkani janë dy skuadrat e vetme shqiptare që kanë mbetur në arenën evropiane.

Por fati në short ka dashur që pikërisht dy ekipet tona të luajnë mes vete në fazën e ‘Play-Off’-it në Ligën e Konferencës.

Ndeshja e parë mes dy ekipeve zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00 në stadiumin ‘National Arena Toshe Proeski’ në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.


Ndeshja historike, Shkupi – Ballkani: Sa vlejnë dy skuadrat, kush janë lojtarët kryesorë dhe formacionet e mundshme
Lexo po ashtu Ndeshja historike, Shkupi – Ballkani: Sa vlejnë dy skuadrat, kush janë lojtarët kryesorë dhe formacionet e mundshme

Të dyja skuadrat kanë për qëllim të shkruajnë historinë për të arritur për herë të parë në grupet e një gare evropiane.

Si për Shkupi ashtu edhe për Ballkanin kjo është arritja më e madhe në garat evropiane, pasi asnjëherë më parë nuk kanë qenë kaq lartë.

Korenica flet për ndeshjen historike të Ballkanit në Ligën e Konferencës: Luajmë për fitore, presim përkrahje në Shkup
Lexo po ashtu Korenica flet për ndeshjen historike të Ballkanit në Ligën e Konferencës: Luajmë për fitore, presim përkrahje në Shkup

Shkupi ka marrë pjesë edhe më parë në Evropë, derisa kampioni në fuqi i Kosovës po merr pjesë për herë të parë në garat evropiane.

Në kryeqytetin maqedonas pritet një ndeshje shumë e fortë mes dy ekipeve që për qëllim kanë të shkruajnë historinë duke u futur në grupe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Kalo në kategori