LAJMI I FUNDIT:

Shkup, masa të reja parandaluese në lidhje me automjetet si ndotës të ajrit

Shkup, masa të reja parandaluese në lidhje me automjetet si ndotës të ajrit

Eko-afishe me ngjyrë përkatëse do të marrë çdo automjet sipas asaj se në çfarë mase e ndot ajrin dhe sipas nevojës do të përjashtohet nga komunikacioni. Këtë e paralajmëroi kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov pas takimit me kryetarët e komunave të Qytetit të Shkupit dhe ministrin për mjedis jetësor, Sadulla Duraku.

Shilegov tha se Qyteti i Shkupit dhe Ministria për punë të brendshme përgatisin ndryshime ligjore me të cilat gjatë kontrollit teknik të automjeteve do të bëhet matja e sasisë dhe përmbajtja e gazrave që lëshojnë dhe sipas atij parametri do të jepen edhe afishet ekologjike në varësi prej asaj se sa kontribuojnë në ndotjen e ajrit.

“Idea është të definohen automjetet në tërë shtetin dhe të marrin eko-afishe përkatëse, të cilat do të kenë ngjyrë përkatëse, që të mundem si kryetar komune të ndaloj qarkullimin e atyre automjeteve për një kohë të caktuar për ato automjete të clat më së shumti bëjnë ndotjen e ajrit, për shembull ato me afishe të kuqe”, tha Shilegov, duke shtuar se pret që procesi i definimit të automjeteve sipas kriterit të gazrave të përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori