Është rritur numri i të vdekurve nga përplasja e dy trenave në Greqi, duke shkuar kështu në 36.

Gazetarja e BBC-së që ka biseduar me të mbijetuarit e aksidentit hekurudhor, thanë se janë detyruar të dalin nga dritaret e thyera të vagonëve.


1 2

Në anën tjetër është bërë e ditur se shumica e pasagjerëve ishin studentë, kurse reporterja greke Alexia Kalaitzi, që kaloi natën në Selanik duke biseduar me të mbijetuarit tha: “Kemi biseduar me shumë të rinj që ishin plotësisht të shokuar”.

“Një djalë rreth të 20-ve tha se ka menduar se do të vdesë, pasi dëgjoi krismat dhe më pas e kuptoi se i tërë treni ka dalë nga binarët”, shtoi Kalaitzi.

2 1

Të tjerët thanë se me valixhet e tyre kanë thyer pjesën tjetër të copëzave të xhamit për të dalë nga vagonët.

3 1

“Pamë dy vagonët të përfshirë nga zjarri, kishte tym kudo, njerëzit ishin në panik dhe kishte britma vazhdimisht”, tha njëri nga të mbijetuarit.

5

Në tren shumica e pasagjerëve ishin studentë që po ktheheshin pas festave, që i kishin kaluar me më të dashurit e tyre.

6

“Më së keqi po e përjetojnë prindërit që po presin në stacionin e trenave në Selanik”, shtoi gazetarja Kalaitzi. /Telegrafi/