Shkolla e basketbollit “Pressing” në Pejë ka hapur kampin veror për të rinjtë, ku më shumë se 40 fëmijë po marrin pjesë aktivisht në këtë aktivitet sportiv.

Kampi ka për qëllim zhvillimin e shkathtësive teknike dhe taktike të lojës së basketbollit për fëmijët pjesëmarrës, të cilët po trajnohen nga figura të njohura të basketbollit vendor dhe ndërkombëtar.


Në mesin e trajnerëve që po punojnë me të rinjtë janë Rudolf Jugo nga Kroacia – një emër me përvojë të gjatë në basketbollin evropian – si dhe ndihmës selektori i Përfaqësueses së Kosovës, Bujar Loci.

Kampi po udhëhiqet nga trajneri i mirënjohur Vigan Radoni, i cili njëkohësisht është edhe themelues i shkollës “Pressing”.

Fëmijët po ndjekin seanca të rregullta stërvitore, ku përveç elementeve bazike të lojës, po mësojnë edhe për rëndësinë e disiplinës, punës ekipore dhe zhvillimit personal përmes sportit.

Kampi pritet të zgjasë disa ditë dhe synon të jetë një traditë e përvitshme për promovimin e basketbollit dhe edukimit sportiv në Pejë dhe më gjerë.

telegrafi sport app