LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 11° cloudy

Shkolla “Abdullah Shabani” në Mitrovicë shënon ditën e shkollës

Shkolla “Abdullah Shabani” në Mitrovicë shënon ditën e shkollës

Në nder të Ditës së Shkollës, nxënësit e shkollës fillore “Abdullah Shabani” kanë organizuar panair shkollor dhe një program artistik në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”.

Në këtë panair, nxënësit ekspozuan punimet e tyre të përgatitura në lëndë të ndryshme, duke shfaqur talentin, kreativitetin dhe njohuritë e tyre, shkruan Telegrafi.

Nga punime artizanale dhe vizatime, deri te projekte inovative shkencore dhe dorëshkrime të ndryshme, çdo stendë tregonte një histori unike të punës dhe përkushtimit të tyre.


“Pjesë e kësaj ngjarjeje ishte edhe programi artistik, ku nxënësit performuan shfaqje të mrekullueshme, duke dhuruar emocione dhe entuziazëm tek të pranishmit”, thuhet në njoftim.

Në këtë aktivitet morën pjesë drejtoresha e DKA-së, Drita Kadriu, dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Fahri Shabani, të cilët përgëzuan stafin e shkollës dhe nxënësit për organizimin e suksesshëm, duke theksuar rëndësinë e aktiviteteve të tilla që nxisin kreativitetin dhe bashkëpunimin në mesin e të rinjve.

“Ky panair ishte një dëshmi e punës dhe përkushtimit të nxënësve dhe mësimdhënësve, duke e kthyer këtë ditë në një festë të dijes dhe artit”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Përshkallëzohet kriza Indi-Pakistan: Indianët papritmas lëshuan rrjedhën e ujit në lumin Jhelum, fillojnë përmbytjet në Pakistan

Përshkallëzohet kriza Indi-Pakistan: Indianët papritmas lëshuan rrjedhën e ujit në lumin Jhelum, fillojnë përmbytjet në Pakistan

Azia
Pesë momente historike nga varrimi i Papa Françeskut

Pesë momente historike nga varrimi i Papa Françeskut

Evropa
Mbani larg buburrecat duke vendosur këtë produkt shtëpiak nëpër qoshe

Mbani larg buburrecat duke vendosur këtë produkt shtëpiak nëpër qoshe

A e dini se...
Ish-ambasadori i Kosovës në Itali tregon pse Papa Françesku nuk e vizitoi Kosovën

Ish-ambasadori i Kosovës në Itali tregon pse Papa Françesku nuk e vizitoi Kosovën

Lajme
Real Madridi publikon formacionin zyrtar për finalen ndaj Barcelonës në Kupën e Mbretit

Real Madridi publikon formacionin zyrtar për finalen ndaj Barcelonës në Kupën e Mbretit

Ndërkombëtare
Tifozët ndezin ‘El Clasicon’: Digjen fanellat e Mbappes dhe Yamalit para ndeshjes

Tifozët ndezin ‘El Clasicon’: Digjen fanellat e Mbappes dhe Yamalit para ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori