Muret e shkollës së fshatit Zaskok të Ferizajt, janë plasaritur për shkak të vjetërsisë. Sipas drejtorit të shkollës, objekti rrezikon të shkatërrohet. Ndërsa Ministria e Arsimit premton ndërtimin e objektit të ri, në pranverë, nëse qeveria e aprovon buxhetin.
Për shkak të vjetërisë, muret e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Zaskok të Ferizajt, janë plasaritur.
Nxënësja Elona Blenshiti thotë se objekti nuk i plotëson kushtet për mësim.
“Shkolla është shumë e vjetër. Gjithë këndet e shkollës janë të çara. Nuk kemi as kabinete e as laborator. Sallën e sportit nuk e kemi brenda, ndërsa tualetin e kemi jashtë objektit”, deklaroi Elona Blenishti.
E drejtori i shkollës, Ismet Qerkini ka thënë se po të ndodhë një termet i shkallës më të ulët, ajo do të rrënohet.
“Është shumë e rrezikshme sipas sizmologëve. Mos e sjelltë Zoti një tërmet sado i vogël qoftë, do të ishte fatal për nxënësit dhe punëtorët e kësaj shkolle”, tha drejtori i shkollës, Ismet Qerkini.
Ndërkaq drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani thotë se MASHT u ka dhënë premtim se në pranverë nis ndërtimi i objektit të ri.
“Në vitin e kaluar e kemi marrë sinjalin, se Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës do të investojë dhe do të ndërtojë një objekt të ri shkollor. Të gjitha kërkesat nga Drejtoria e Arsimit në Ferizaj i kemi përcjellë në MASHT”, thotë Afrim Llabjani.
E këshilltari i ministrit të Infrastrukturës, Valmir Gashi tha se MASHT e ka prioritet ndërtimin e shkollës në Zaskok për vitin 2019 dhe se ndërtimi do të fillojë në rast të aprovimit të buxhetit nga qeveria dhe parlamenti./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë protestojnë në kryeqytet, akuzojnë komunën për “hakmarrje”

Gjithsej 827 sanksione për kundërvajtje komunikacioni gjatë ditës së djeshme

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët