LAJMI I FUNDIT:

A shkojnë së bashku çorapet dhe sandalet?

A shkojnë së bashku çorapet dhe sandalet?

Ajo që është një dështim i modës sot, mund të jetë hiti më i madh nesër – thjesht kështu është në botën e paqëndrueshme të modës dhe trendëve të modës

Ndonjëherë është e vështirë të imagjinohet jashtë suazave që të bashkohet diçka që na duket e pakombinueshme, siç janë çorapet dhe sandalet.


Megjithatë, ka ardhur koha që ai ‘rregull’ i modës të tronditet, pra përse moda duhet të ndjekë fare rregulla strikte?

Për më tepër, duke parë kombinimin totalisht të lezetshëm dhe frymëzimin e modës, na duket se dashuria për këtë kombinim ishte e ndaluar në mënyrë të pajustifikueshme, sepse sjell një notë lozonjare dhe freski veshjesh, transmeton Telegrafi.

Mokasinet dhe çorapet për një pamje të rehatshme sportive

Kombinimi i çorapeve dhe mokasineve nuk duhet të jetë më vetëm për shkuar ‘vrap’ deri në postë, atë rehati mund ta shijoni edhe jashtë shtëpisë!

Lozni edhe me një gamë ngjyrash neutrale dhe një veshje atletike, ato duken të shkëlqyera!

Çorapet me ngjyra

Çorapet me ngjyra janë lumturi e vërtetë dhe ju mund t’i kombinoni me sandale për një pamje verore krejtësisht të çuditshme!

Çorape transparente për një pamje të rafinuar

Nëse keni parë gjithçka deri më tani dhe jeni ende jashtë zonës suaj të rehatisë, përsëri besojmë se nuk do të qëndroni indiferente ndaj çorapeve transparente të parezistueshme që do të duken të shkëlqyera me taka të larta.

Nga ngjyra, modeli, trashësia – ka një shumëllojshmëri të tyre, dhe ju takon juve të luani me stilet dhe kush e di – ndoshta çorapet dhe sandalet do të bëhen nënshkrimi juaj i modës! /Telegrafi/