Pierre Emerick Aubameyang ka pasur një karrierë të shkëlqyer deri më tani, duke luajtur në top pesë ligat më të mëdha evropiane.

Sulmuesi nga gaboni është rikthyer tani në Ligue 1 ku po shkëlqen me fanellën e gjigantit francez Olympique Marseille.


Megjithatë ai ka luajtur për shumë skuadra si Milan në Itali, Dijon, Lille, Monaco e St Etienne në Francë, Borussia Dortmund në Gjermani, Arsenal e Chelsea në Angli si dhe Barcelona në Spanjë.

Pierre Emerick Aubameyang Marseille

Në një intervistë për Amazon Prime Video, Pierre Emerick Aubameyang zbuloi se periudhën më të mirë në karrierën e tij e kaloi te Barcelona, ​​pikërisht në klubin ku luajti për një kohë të shkurtër.

Përkundër se qëndroi vetëm gjashtë muaj në Camp Nou, Aubameyang e cilëson si periudhën më të mirë në karrierën e tij.

“Këto janë gjashtë muajt më të mirë të karrierës”, tha sulmuesi, në intervistë, ndërsa dëgjonte një regjistrim të atmosferës në “Camp Nou”.

Aubameyang 1

“Sinqerisht, kurrë nuk më ka pëlqyer kaq shumë të luaja futboll dhe të shkoja në stërvitje. E kam seriozisht, madje kam shkuar në stërvitje në ditët e pushimit. Ishte e pabesueshme”, deklaroi sulmuesi gabonez.

34-vjeçari zhvilloi 24 ndeshje zyrtare me Barcelonën duke realizuar 13 gola dhe duke asistuar në një tjetër. /Telegrafi/

telegrafi sport app