LAJMI I FUNDIT:

Shkoi në Arabi për të nënshkruar kontratën, por Gerrard zbulon kushtin e çuditshëm të klubit arab dhe refuzoi ofertën e tyre

Shkoi në Arabi për të nënshkruar kontratën, por Gerrard zbulon kushtin e çuditshëm të klubit arab dhe refuzoi ofertën e tyre

Ishte pothuajse e kryer që Steven Gerrard të marrë drejtimin e skuadrës arabe Al-Ettifaq.

Legjenda angleze tani në rolin e trajnerit kishte udhëtuar drejt Arabisë Saudite pasi kishte marrë një kontratë dhe e analizoi atë.

Por edhe pse pritej që ai të nënshkruante atë, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe ish-trajneri i Glasgow Rangers e Aston Villës e refuzoi ofertën.


43-vjeçari ka folur për mediat angleze duke zbuluar arsyen pse qoi deri te refuzimi i kontratës, ku klubi arab kishte vendosur një kusht të çuditshëm.

Përforcimi më i madh i Liverpoolit kishte ofertë nga klubi për numrin tetë të Gerrard, por ai refuzoi
Lexo po ashtu Përforcimi më i madh i Liverpoolit kishte ofertë nga klubi për numrin tetë të Gerrard, por ai refuzoi

Arabët kishin kërkuar që Gerrard të shkonte i vetëm në Arabi dhe ndihmësit të ishin vendas, duke mos ia lejuar legjendës së Liverpoolit të marrë me vete stafin e tij.

“Unë u ftova atje për të vlerësuar një ofertë, të cilën e bëra. E kam shqyrtuar gjatë ditëve të fundit, por siç janë gjërat tani kam vendosur të mos e pranoj”.

Gerrard zbulon emrat e dy lojtarëve të Anglisë që ai ‘shtirej’ sikurse i pëlqenin
Lexo po ashtu Gerrard zbulon emrat e dy lojtarëve të Anglisë që ai ‘shtirej’ sikurse i pëlqenin

“Ata donin që të përfshija profesionistë arabë në stafin e trajnerëve dhe të mos punoja me ekipin tim”, deklaroi Gerrard që refuzoi një ofertë të majme nga Al-Ettifaq.

Mediet angleze kanë raportuar se Gerrard kërkoi të kishte në stafin e tij shtatë persona me kombësi angleze, por kjo gjë nuk u pranua nga klubi arab. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori