LAJMI I FUNDIT:

Shkodra: Zjarrfikësit e Kosovës të lënë pas dore nga shteti

Shkodra: Zjarrfikësit e Kosovës të lënë pas dore nga shteti

Në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, e cila shënohet çdo 4 maj, kryetari i Shoqatës Sindikale të Zjarrfikësve në Prishtinë Samed Shkodra, ka treguar për problemet me të cilat përballet kjo kategori.

Sipas tij, problemet e zjarrfikësve në Kosovë janë të shumta me numër dhe ato datojnë që nga paslufta. Si problemi më esencial sipas Shkodrës është statusi i pa definuar i zjarrfikësve.


“Po ashtu problem është edhe konflikti për kompetenca në mes komunave dhe Ministrisë së Punëve të brendshme, gjegjësisht Agjencionit për menaxhimin e Emergjencave (AME)”, thekson Shkodra.

Zjarrfikësit në Kosovë sipas tij nuk kanë kushte të favorshme për punë, ndërsa thotë se nuk u paguhen as orët shtesë të punës, ndërrimin e natës, punën gjatë festave zyrtare dhe fundjavë e të cilat janë të parapra me ligjin e punës.

Po ashtu zjarrfikësit janë pa sigurim shëndetësor e invalidor”, deklaron Shkodra.

Për këto kushte të rënda, kryesindikalisti i zjarrfikësve në Prishtinë ka fajësuar institucionet e vendit, si në nivelin qendror dhe atë lokal, duke thënë se kanë lënë pas dore këtë kategori e cila është jetike për sigurinë e qytetarëve.

“Kjo vlen te kuptohet se si niveli lokal ashtu edhe ai qendror, shërbimin e zjarrfikëseve e njohin vetëm atë herë kur janë në zor! Sot shërbimi i zjarrfikëseve 18 vite pas luftës, nuk kanë ligj që rregullon materien e profesionit të tyre, komfor ligjit mbi profesionet. Shërbimet e zjarrfikëseve dhe shpëtim , në përgjithësi ballafaqohet me shumë probleme”, tha Shkodra

Në trend Lajme

Më shumë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Politikë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Politikë
Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Politikë
Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Politikë
Kalo në kategori